AlbanianSport.com 05.05.2017 19:05
ASNN – Ka nisur të premten ajo që është njëra nga dy garat çiklistike më prestigjioze në botë, së bashku me Turin e Francës, Xhiroja e Italisë. Në të po merr pjesë për herë të dytë radhazi edhe shqiptari Eugert Zhupa, i cili ka bërë një figurë të mirë në etapën e parë, ndonëse në përfundim u rendit i 84-ti.
Eugert Zhupa vazhdon të spikasë në çiklizmin ndërkombëtar dhe shqiptari ka bërë një figurë të mirë në etapën e parë të Xhiros së Italisë, ndonëse në përfundim u rendit i 84-ti. 27-vjeçari i lindur në Rrogozhinë, por që prej vitesh jeton dhe garon në Itali, po merr pjesë për herë të dytë radhazi në atë që është njëra nga dy garat çiklistike më prestigjioze në botë, së bashku me Turin e Francës.
Dhe shqiptari, i cili garon për ngjyrat e skuadrës Uilier Triestina, ka qenë në 4-shen e të parë që udhëhoqën në 200 km e para të etapës së parë, Algero-Olbia, 206 km e gjatë. Por përvoja ka bërë diferencën, ndërsa duhet theksuar se edhe fituesi i kësaj etape, austriaku Pëstlberger triumfoi në mënyrë të papritur falë një shpërthimi në fund të garës.
Sa i përket renditjes së pikëve, ai mban vendin e 4-t, me 28 pikë të grumbulluara në etapën e parë, ndërsa është i dyti, me 4 pikë, në renditjen e malores.