Çiklizëm / Eugert Zhupa, “shqiponja kuqezi”, sërish në Xhiron e Italisë

Share Button

Ciklizem-Eugert-Zhupa-emri-bluza-2016

Gjergj Vyshka 07.05.2016 07:05

Pas paraqitjes së mirë në Xhiron e Turqisë, teksa kthehej nga një dëmtim në klavikul në Belgjikë, çiklisti shqiptar është zgjedhur si pjesë përbërëse e “Sauthuest Uillier Triestina”. Viti i dytë për të në këtë garë. Eugert Zhupa, është “shqiponja kuqezi” në Xhiron e Italisë, e cila dje ka nisur me garën e kronometrit në Apeldorn të Holandës me një gjatësi prej 9.8 kilometrash.

Zhupa ka pedaluar mirë, ndërsa ka pasur kohën 12’33”, teksa ka qenë 1 sekondë 33 të qindtat larg vendit të parë. Në përfundim në etapën e parë ka zënë vendin e 193-të mes 198 pjesëmarrësve. Por si një “shqiponjë kuqezi”, ndërsa dje ka pedaluar me fanellën e kampionit të Shqipërisë, sepse ashtu është rregulli në etapën e parë të Xhiros së Italisë. Në fakt, Zhupa është për herë të dytë në Xhiron e Italisë.

Ka pasur një paraqitje të mirë në Turqi e për rrjedhojë është zgjedhur si pjesë përbërëse e “Sauthuest Uillier Triestina, edhe pse vinte nga dëmtimi në klavikul në një garë në Belgjikë. Përtej kësaj ai është stërvitur fort, duke u marrë shembull dhe nga mediat italiane për këmbënguljen për t’u stërvitur pavarësisht dëmtimit. Prej tij pritet një paraqitje shumë e mirë në Xhiron e Italisë.

Ndërsa nga Federata Shqiptare e Çiklizmit pritet që të jetë edhe në Kampionatin Individual në qershor, sikurse dhe në Kampionatin Ballkanik të U-23 dhe Elitës, që do të zhvillohet në Elbasan më 1-3 korrik. Dhe të gjithë shqiptarët janë krenar që kanë një përfaqësuesin e tyre në Xhiron e Italisë si Eugert Zhupa.

 

Xhiroja e Italisë 2016 në Çiklizëm

 

Rezultatet teknike të etapës së parë

(Apeldorn-Apeldorn 9.8 km)

 

1) Tom Dumulin (Holandë)                        11’03”21

2) Primoz Rogliç (Slloveni)                        11’03”22

3) Andrei Amador (Kosta Rika)                  + 6”

4) Tobias Ludvigson (Suedi)                     + 8”

5) Marsel Kitel (Gjermani)                           + 11”

6) Moreno Mozer (Itali)                                + 12”

7) Bob Jungels (Luksemburg)                   + 13”

8) Fabian Kançelara (Zvicër)                     + 14”

9) Matias Brandle (Austri)                           + 14”

10) Silvian Dilier (Zvicër)                            + 16”

————————————————————–

193)    EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI)      + 1’33”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh