Çiklizëm / Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

Share Button

Gjergj Vyshka 06.05.2017 08:45

Për 201 kilometra është në grupin e parë të çiklistëve, ndërsa ka marrë katër pikë në një nga finishët e etapës që përfundoi në Olbia. Eugert Zhupa, çiklisti i Uilier Triestinës, në pjesëmarrjen e tij të tretë në Xhiron e Italisë, ka qenë shqiponja kuqezi. I 157-ti para dy vjetësh, i 130-ti vitin e kaluar, ndërsa paraqitja e tij shënon të tjera maja, sepse në etapën e parë Algero-Olbia, 206 kilometra të gjatë, ka qenë në grupin e parë. E jo pak, por për 201 kilometra, ndërsa së bashku me Maestrin, Benedetin, Brutin, Bialoblokin dhe Teklehaimanotin kanë udhëhequr garën.

Në një nga finishët e kësaj etape, teksa bëhet fjalë për fanellën e kaltër, Zhupa është i treti, teksa ka marrë 4 pikë. 7 minuta e 8 sekonda ka qenë epërsia e tyre më e madh, ndërsa grupi i madh i çiklistëve të shpejtë, gjithnjë në ndjekje, arrin të ngushtojë distancën. E megjithatë Zhupa është mbajtur, ndërsa është dukur sikur është ndalur 16 kilometra nga fundi. Përkundrazi, me 3 të tjerë ka ecur edhe 12 kilometra të tjerë derisa e kanë ulur ritmin.

Në finish, ndonëse në një kthesë të gjerë ka dhe rrëzime, por dhe defekte, i pari ka hyrë austriaku Lukas Pëstlberger, që është fanella e kuqe e parë Xhiros së 100-të të Italisë. Austriaku ka përfituar nga një moment pauze i atyre që kërkonin të shpërthenin  në metrat e fundit të garës, ndërsa i ka befasur të gjithë. Pas tij ka ardhur Kaleb Evans dhe në vendin e tretë gjermani Andre Greipel. Zhupa është “kampion” i Shqipërisë e jo vetëm kaq, por dhe “kampion” i Ballkanit në garën e kronometrit dhe të rezistencës.

Është i pari çiklist profesionist që përfaqëson Shqipërinë në Itali e si i tillë me këtë paraqitje të jashtëzakonshme duhet vlerësuar si një arritje që në etapën e parë. Nëse koha e vendit të parë të austriakut ka qenë 5h13’34, australiani Evan ka ardhur 4 sekonda pas tij, kurse gjermani Greipel 6 sekonda pas të parit. Dhe Zhupa, që 5 kilometrat e fundit ka qenë me grupin e madh ka mbërritur në vendin e 107-të, ndërsa ka qenë 18 sekonda pas austriakut. Megjithatë cilësohet një garë cilësore, ndërsa të gjithë presin të tjera paraqitje të tilla të tij në Itali.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh