AlbanianSport.com 24/03/2018 15:15
ASNN – Eugert Zhupa, çiklisti shqiptar i “Uilier Triestinas”, është i dyti në Turin e Malajzisë.
Pikërisht në etapën e Lagkauit, në një etapë prej 223.5 kilometra, shqiptari ka qenë “rrotë më rrotë” me fituesin e saj, Manuel Beletin.
Një sukses për çiklizmin shqiptar, ndërsa Zhupa ka marrë 18 pikë që i shërbejnë për eliminatoret në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.