Gjergj Vyshka 26.06.2016 16:15
Tek Elita/Nën-23-vjeçarët, Iltjan Nika ka pretenduar që është penguar nga Eugert Zhupa dhe nuk është ngjitur në podium. Kështu, çiklizmi shqiptar i ka shpallur kampionët kombëtar individual të garës së rrugës mes polemikave, debateve, zënkave dhe goditjeve. Një grup i përbërë nga Zhupa, Halilaj, Nika, Banushi e Sufaj, por dhe Karaj kanë ardhur që nga Kërraba së bashku për të bërë po në grup segmentin e fundit të garës së rrugës, që ishte TEG-Kristal Center e kthim.
Në mbërritjen në finish ka pasur disa dredha nga Eugert Zhupa, që ishte dhe fituesi i kësaj etape, por që ka sjellë polemika. Sepse Iltian Nika ka pretenduar që i është penguar rruga dhe duhet të jetë fitues i saj. Për fatin e mirë të gjyqtarisë, por dhe të gjithkujt tjetër në këtë kampionat kombëtar individual të çiklizmit, ka ndihmuar për gjithçka kamera e televizionit informativ shqiptar, “NEWS 24”, e pranishme në pasqyrimin e garës.
Gjyqtarët janë mbledhur, e kanë parë dhe më pas ka vendosur që nga Zhupa nuk ka asnjë shkelje të rregullave të garës. Ndaj dhe ai është fitues. Por kjo nuk e ka bindur Nikën, i cili në formë proteste nuk është ngjitur në podium, ndërsa ka marrë vërejtje me paralajmërim prej presidentin Anxhaku. Dhe vetëm pas Nika e ka parë në kamera, përtej qëndrimit të idesë së tij, duket se është bindur se e ka pasur gabim. Megjithatë Zhupa, Nika, Halilaj i kanë dhënë tonin kësaj gare.
Kampionati Kombëtar Individual
i Çiklizmit – Meshkuj
Rezultatet teknike:
Elitë – Nën-23-vjeçarë:
(TEG – Kristal Center – Tuneli i Elbasanit – Rrogozhinë
– Gracen – TEG – Kristal Center e kthim – 174 km)
Nr. Çiklisti (Skuadra) Koha
- Eugert Zhupa (Southest) 4h29’03
- Iltjan Nika (Botekia) – “ –
- Redi Halilaj (Amaro Vita) – “ –