Gjergj Vyshka 09.10.2014 08:55
Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë, edhe pas etapës së tretë, Burrel-Durrës, e gjatë 110 kilometra, vazhdon të dominohet nga të huajt. Kështu pas tre etapash i pari është serbi Marko Stojanoviç me kohën e përgjithshme 8h16’51”.
E pas tij renditet durrsaku Hyrmet Kastrati me kohën e përgjithshme 8h18’38 dhe në vendin e tretë fieraku Paulo Brraka 8h18’46”. Në fakt dje në Durrës, pas përshëndetjes që i kanë bërë qytetarët matjan, në finish ka hyrë i pari maqedonasi Petrovski dhe pas tij malazezi Stojanoviç dhe i treti Sota.
Ndërkohë pas tre etapash kryeson Apolonia me kohën e përgjithshme 24h33’00”. Pas fierakëve të Kiço Kalemit vijnë serbët e Novi Pazarit 24h39’51” dhe në vendin e tretë malazezët me kohën e përgjithshme 24h42’59”.
Sot etapa e katërt është Durrës-Vlorë, kurse Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë përfundon të shtunën në Fier.
Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë
Fituesit e etapës së 3-të
Burrel-Durrës (110 kilometra)
1) Stefan Petrovski (Velo-Kumanova) 2h43’39”
2) Marko Stojanoviç (Novi Pazar) 2h43’43”
3) Krisel Sota (Apolonia) 2h43’45”