Gjergj Vyshka 18.05.2016 08:25
Etapa e 10-të e Xhiros së Italisë, ajo që ka shënuar dhe tërheqjen e tmerrshme dhe të papritur të Mikel Landës, një nga favoritët për fitimin e këtij turi, pas 66 kilometrash, ka përfunduar nën pedalet e debutuesit Xhulio Çikone.
22 vjeçari nga Kieti, që 15 kilometra nga finishi stakon rivalët në ngjitjen e vështirë të Apenineve në zonën toskano-emiljano dhe arrin me një freski të paimagjinueshme i vetëm në Sestola.
E gjithçka ka ndodhur në mbyllje të një fraksioni të vështirë dhe të gjatë prej 219 kilometrash. Janë stakuar prej tij rusi Rovni, i dyti me 42 kilometra larg finishit, si dhe kolumbiani Atapuma.
Fanella rozë i thotë “lamtumirë” Xhianluka Brambilës, i cili ka ardhur i 35-ti, ndërsa nuk ka arritur ta mbrojë atë duke qenë vetëm dy sekonda larg Bob Jungelsit, që ka mbërritur i 15-ti, edhe është lideri i ri i Xhiros së Italisë.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Rezultatet teknike të etapës së 10-të
(Kampi Bisencio-Sestola, 219 km)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Xhulio Çikone (Itali) 5h44’32”
2) Ivan Rovni (Rusi) +42”
3) Darvin Atapuma (Kolumbi) +1’20”
4) Natan Braun (SHBA) +1’53”
5) Damiano Kunego (Itali) +2’04”
6) Andrei Amador (Kosta Rika) +2’10”
7) Xhovani Viskonti (Itali) +2’11”
8) Alehandro Valverde (Spanjë) -“-
9) Esteban Çavez (Kolumbi) -“-
10) Jakon Fuglsang (Danimarkë) -“-
98) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +27’28”
Renditja e përgjithshme pas dhjetë etapash
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Bob Jungels (Luksemburg) 40h19’52”
2) Andrei Amador (Kosta Rika) +26”
3) Alehandro Valverde (Spanjë) +50”
4) Stiven Kruijsijk (Holandë) -“-
5) Vincenco Nibali (Itali) +52”
6) Xhianluka Brambila (Itali) +1’11”
7) Rafa Majka (Poloni) +1’44”
8) Jakob Fuglsang (Danimarkë) +1’46”
9) Ilnur Zakarin (Rusi) +2’08”
10) Esteban Çavez (Kolumbi) +2’26”
120) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +1h11’57”