Çiklizëm / Bruno Kola & Kristel Sota, fituesit e trofeut “26 Marsi”

Share Button

Fatmir Efica 27.03.2017 11:15

ASNN – Festa e Demokracisë e qytetit të Kavajës, siç është bërë traditë në mbi dy dhjetëvjeçarët e fundit, është kurorëzuar dje me sukses falë bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Bashkisë së Kavajës dhe Klubit Shumësportësh “Besa”. Trofeu “26 Marsi 2017” ka pasur disa risi. E para përfshirja e të gjithë klubeve çiklistike të Shqipërisë me një numër prej 61 çiklistësh të 3 kategorive, paratërinj, të rinj dhe Elitë/Nën-23-vjeçarët.

E dyta fituesi, për paratërinj dhe të rinj, Bruno Kola i Vllaznisë është përsëritës, sepse ka qenë fitues dhe në edicionin e kaluar në Kavajë. Kurse për elitarët dhe Nën-23-vjeçarët, Kristel Sota i Apolonisë e përsërit këtë sukses pas 4 vitesh. Veprimtaria ka nisur me një ceremoni të bukur në sheshin e rikonstruktuar të Kavajës, atje ku pjesëmarrësit janë uruar nga Nënkryetari i Bashkisë, Klodian Shehi. Gara është zhvilluar në itinerarin Kavajë-Kthesa e Cërrikut në fshatin Papër të Elbasanit-Kavajë.

Ajo kishte një itinerar me një gjatësi 107 kilometra. Kjo garë është përshkruar nga një rivalitet i madh. Falë masave shumë të mira të Policisë së 3 komisariateve, Kavajë, Peqin dhe Elbasan, gjatë garës nuk janë krijuar probleme në lidhje me normalitetetin e trafikut dhe të pedalimit të çiklistëve. Është arritur koha mesatare e pedalimit prej 43 km në orë. Në ceremoninë përmbyllëse ka rënë në sy fakti që për kategorinë paratërinj dhe të rinj në podium fitorja ka qenë e trefishtë për çiklistët e Vllaznisë së Shkodrës.

Ata kanë marrë tre vendet e para. Për kategorinë elitë vendin e parë e ka merituar Kristel Sota i Apolonië dhe në të tretin kavajasi që garon për ekipin fierak, Altin Sufaj. Ndërsa vendi i dytë i ka takuar Olsian Veliajt të Tiranës, që e ka udhëhequr në fakt garën thuajse në pjesën më të madhe të, por pa mundur të mbërrinte i pari në finish. Një kupë e veçantë i është dhënë si vend mikpritës dhe ekip organizator Klubit Shumësportësh “Besa”, teksa FSHÇ-ja i ka dhuruar çiklistëve kavajas tre biçikleta të reja.

 

Kupa “26 Marsi” në Çiklizëm

(Kavajë – Kthesa e Cërrikut – Kavajë, 107 kilometra)

 

Rezultatet teknike të garave:

 

Paratërinj / Të Rinj:

 

Nr.       Çiklisti (Ekipi)                                    Koha

1)         Bruno Kola (Vllaznia)                     2h26’14”

2)         Edison Cani (Vllaznia)                   2h26’15”

3)         Alfons Rashakçoli (Vllaznia)         2h26’16”

 

Elitë/Nën-23-vjeçarët:

 

Nr.       Çiklisti (Ekipi)                                    Koha

1)         Kristel Sota (Apolonia)                   2h26’14”

2)         Olsian Veliaj (Tirana)                      2h26’15”

3)         Altin Sufaj (Apolonia)                      2h26’16”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh