Gjergj Vyshka 15.05.2016 11:10
Xhianluka Brambila është fituesi i etapës së tetë, e cila ka pasur një gjatësi prej 186 kilometrash, teksa ka nisur në Folinjo dhe ka përfunduar në Areco. Ai është shkëputur në ngjitjen e vështirë të Alpeve të Potit, ndërsa ka shmangur dhe frikën e një kapjeje nga Skopetone dhe më pas ka ardhur i vetëm në finish.
Sa për Zhupën përsëri një etapë jo e mirë, ndërsa ka mbërritur i 117-ti, teksa në renditjen e përgjithshme është i 109-ti. Kështu, Brambila është fituesi i kësaj etape, por njëkohësisht dhe mbajtësi i fanellës rozë, ndërsa është dorëzuar Dumulin, që nuk ka mundur të bëjë asgjë në majat toskane.
Treshja italiane e podiumit është kompletuar nga një pedalim shumë i mirë i Mateo Montagutit, që ka ardhur i dyti me një minutë e 6 sekonda nga vendi i parë, si dhe i tillë ka qenë edhe Moreno Mozer. Mban këtë ritëm dhe Nibali, që ka ardhur i 12-ti. Gara është përshkruar dhe nga koha e keqe, ndërsa kanë qenë 13 çiklistë, që janë shkëputur që në fillim mes të cilëve dhe Brambila, i cili ka qenë i fuqishëm në metrat e fundit.
Xhiro e Italisë 2016
Çiklizëm – Meshkuj
Renditja e etapës së 8-të
(Folinjo – Areco, 186 kilometra)
Nr. Çiklisti Koha
1) Xhianluka Brambila (Itali) 4h14’05”
2) Mateo Montaguti (Itali) +1’06”
3) Moreno Mozer (Itali) +1’27”
4) Jakobus Venter (Afrika e Jugut) +1’28”
5) Alesandro De Marki (Itali) +1’33”
6) Alehandro Valverde (Spanjë) +1’41”
7) Stiven Krujijvik (Holandë) -“-
8) Mikel Landa (Spanjë) -“-
9) Esteban Çavez (Kolumbi) -“-
10) Ilnur Zakarin (Rusi) -“-
117) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +18’05”
Renditja e përgjithshme pas 8 etapash:
Nr. Çiklisti Koha
1) Xhianluka Brambila (Itali) 33h39’14”
2) Ilnur Zakarin (Rusi) +23”
3) Stiven Krujijvik (Holandë) +33”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) +36”
5) Vincenco Nibali (Itali) +45”
6) Esteban Çavez (Kolumbi) +48”
7) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) +49”
8) Rafa Majka (Poloni) +54”
9) Domeniko Poxovivo (Itali) -“-
10) Mikel Landa (Spanjë) +1’03”
109) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +41’28”