AlbanianSport.com 17.06.2016 20:40
ASNN – Kjo etapë pati befasitë e veta. Për herë të parë ekipet konkurruese dhe zyrtarët e Federatës së Çiklizmit (FSHÇ) nuk u pritën nga zyrtarët e Bashkisë së Matit dhe ato të klubit të sportit. “Jemi të befasuar, – tha një zyrtar i organizmit që qeveris “dyrrotakët” shqiptarë, – asnjë zyrtar i pushtetit lokal nuk doli për të na pritur.”
“Matjanët e kanë pasur traditë pritjen dhe vlerësimin e rrethit çiklistik, – ka vijuar ai. -Është hera e parë që na ndodh kështu. As zyrtarë të klubit nuk dolën në sheshin kryesor të qytetit. Madje edhe qytetarë pati më pak se sa herët e tjera. Me këtë që ndodhi Burreli humbi një traditë, zbehu marrëdhëniet me FSHÇ-në.”
“Bashkia e Matit la shumë për të dëshiruar, por kështu vihen në dyshim veprimtaritë e tjera çiklistike në këtë qytet”, – vijuan burimet në fjalë. Etapa e katërt e këtij turi çiklistik ka nisur sot në orën 09:30 minuta, me itinerar Burrel-Rrëshen-Durrës, me gjatësi prej 119 km.