Çiklizëm / Anxhaku: Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë, një sukses!

Share Button

Ciklizem-Rrethi-71-etapa-1-fituesit

AlbanianSport.com 13.10.2014 22:05

 

ASNN – Ka përfunduar dje në qytetin e Fierit Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë. Etapa e gjashtë dhe e fundit ishte ajo me itinerar Përmet-Fier, 125 km e gjatë. Kjo etapë pothuajse fushore u zhvillua me një rivalitet të fortë sportiv midis pretendentëve për fitimin e titullit, por edhe ekipeve. U tentuan shkëputje nga çiklistë të ndryshëm, por pa ia arritur qëllimit që të shkëputeshin nga grupi. Në fund, çiklistët fitues u ndanë vetëm nga një sekondë diferencë prej njëri-tjetrit.

Etapa Përmet-Fier u fitua nga çiklisti i Novi Pazar, Marko Stankoviç, me kohën 2h34’01″, i ndjekur nga Kristel Sota i Apolonisë dhe Stefan Petrovski i VMK Kumanova. Ndërkohë, fitues i Rrethit të 71-të Çiklistik i Shqipërisë u shpall po Stankoviç me kohën 18h05’47″; i dyti u rendit Hyrmet Kastrati i Teutës me 18h07’50″ dhe në vendin e tretë çiklisti fierak, Paolo Braka, me kohën 18h08’02″. Në rang ekipor, “kampion” u kurorëzua Apolonia me kohën 53h40’42″ me trajner 70-vjeçarin Kiço Kalemi.

Në vendin e dytë, me një diferencë afro 7 minutash, u rendit Novi Pazar me kohën 53h47’35″ dhe i treti u pozicionua Teuta me kohën 55h00’06″. Ndërkohë që çiklisti më i mirë i Turit u shpall Antonio Shqau i ekipit të Elbasanit. Në përfundim, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, u shpreh: “Ky Rreth i 71-të Çiklistik i Shqipërisë ka shkuar në mënyrën më të shkëlqyer. Në dy ditët e para ishte kohë e vështirë me shira të shumtë e të rrëmbyeshëm, por që çiklistët e përballuan mjaft mirë.”

“Fjalët më të mira shkojnë për ekipin e Apolonisë me trajner Kiço Kalemin që megjithëse me elementë të rinj, zhvilloi një garë dinjitoze dhe u rikthye si “kampion”, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët kuqezi. – Kjo ka ardhur si rezultat i mbështetjes së Bashkisë si dhe drejtuesve të klubit. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit për kontributin e dhënë për mbarëvajtjen. Nuk më vjen mirë që fituesi individual është një çiklist serb, por ja që në sport këto gjëra ndodhin”.

Ndërsa trajneri i Apolonisë, Kiço Kalemi, tha: “Pavarësisht atyre që kanë ndodhur më parë, Apolonia rikthehet te titulli “kampion”. Merita u takon vetëm djemve të ekipit dhe askujt tjetër që arritën të bëjnë realitet objektivin e marrë dhe ta kthejnë Apoloninë në identitet. Ky Tur u zhvillua me rivalitet shumë të madh pasi kishin ardhur tre ekipe shumë të përgatitura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Megjithatë, çiklistët, falë kolektivitetit dhe shpirtit të garës do të triumfonin me një diferencë prej 7 minutash e 40 sekondash ndaj vendit të dytë. Apolonia do të vazhdojë me këto ritme.”.

 

Rrethi i 71-të Çiklistik i Shqipërisë

 

ETAPA E 6-të,

PËRMET-FIER

 

Vendi i parë

Marko Stankoviç (Novi Pazar) 02h34’01″

 

Vendi i dytë

Kristel Sota (Apolonia) 02h34’02″

 

Vendi i tretë

Stefan Petrovski (VMK) 02h34’03″

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME EKIPORE

 

Vendi i parë

Apolonia 53h40’42″

 

Vendi i dytë

Novi Pazar 53h47’35″

 

Vendi i tretë

Teuta 5h00’06″

 

RENDITJA E PËRGJITHSHME INDIVIDUALE

 

Vendi i parë

Marko Stankoviç (Novi Pazar)

 

Vendi i dytë

Hyrmet Kastrati (Teuta)

 

Vendi i tretë

Paolo Braka (Apolonia)

 

Vendi i katërt

Antonio Shqau (Elbasani)

 

Vendi i pestë

Nikolla Djukiç (VMK)

 

Vendi i gjashtë

Olsion Veliaj (Tirana)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

(Video) Çiklizëm / Nelia Kabetaj shpallet “kampione” e Ballkanit në çiklokros

AlbanianSport.com 19/01/2024 18:20 ASNN – Çiklistja kuqezi, Nelia Kabetaj, shpallet “kampione” e Ballkanit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

Çiklizëm / Mbahet gara e dytë e sezonit, Trofeu “26 Marsi”, shpallen fituesit

AlbanianSport.com 26/03/2022 19:25 ASNN – “Dyrrotakët” shqiptarë kanë zhvilluar veprimtarinë e dytë

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

Ylber Sefa rrëfen tërheqjen: Çiklizmi, kënaqësia dhe pengu im i madh

AlbanianSport.com 09/11/2021 18:40 ASNN – 30-vjeçari, kampion i shumëfishtë dhe protagonist i viteve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh