Gjergj Vyshka 12.01.2014 19:10
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, është në prag të pjesëmarrjes në dy forume ndërkombëtare.
Këtë fundjavë, i shoqëruar nga gjyqtari Ardi Dreni, ai do të jetë në mbledhjen e Federatës Ballkanike të Çiklizmit në Selanik, kurse më 8 mars në Bratislavë, do të jetë në mbledhjen e Federatës Evropiane.
E gjithë tentativa e të parit të çiklizmit shqiptar do të jetë bisedat me ndërkombëtarët për rritjen e bazës materiale të dyrrotakëve tanë.
Ajo që duhet pranuar është se më 20 shkurt, në ora 11:00, në mjediset e Hotel “Doro City”, Federata Shqiptare e Çiklizmit do të zhvillojë analizën e saj vjetore.
Kurse më 28 shkurt ka parashikuar të zhvillojë aktivitetin e saj të parë kombëtar për vitin 2015, që është Kupa e vëllezërve Murriqi.