Gjergj Vyshka 09.04.2016 15:15
Ajo që duhet vlerësuar është fakti se në Kupën “Fejzi Povata” kanë marrë pjesë 10 skuadra si Vllaznia, Teuta, Skënderbeu, Partizani, Besa, Tirana, Apolonia, Flamurtari, Elbasani dhe Burreli.
Të cilët të gjithë së bashku, në të tre kategoritë ku edhe u konkurrua, sollën 54 çiklistë. Një numër që e ka kënaqur presidentin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, i cili ka vlerësuar dhe formën e garuesve.
“Një formë shumë e mirë nga të gjithë, – thotë Anxhaku, – që më bën të mendoj se do të kemi rritje të cilësisë në të gjitha veprimtari. – E kjo që nga gara e Kupës “Murriqi”, apo dhe ajo në Burrel e më pas dhe në Rrethin e Shqipërisë.”
“Një garë që më bën të mendoj se në Kampionatin Ballkanik do të jemi shumë më të fortë”, – përfundoi kreu i organizmit që qeveris dyrrotakët shqiptarë. Përfundimisht Kupa “Fejzi Povata” ka shkuar në mënyrën më të mirë.