Gjergj Vyshka 13.03.2015 11:40
Presidenti i Federatës Botërore, Kokson, në prag të një vizite të shpejtë në Tiranë. Shqipëria dhe Federata Shqiptare e Çiklizmit i ka bërë ftesë presidentit të Federatës Botërore të Çiklizmit, Brajan Kokson, për një vizitë në Tiranë.
Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që çiklizmi shqiptar bën ftesa të tilla. Aq më tepër që në pranverën e vitit 2007, Pat Mekkeid, ish-presidenti i Federatës Botërore të Çiklizmit ka qenë në Tiranë.
Asokohe është pritur jo vetëm nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Hysen Domi, por dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bujar Leskaj. Kështu ka për të ndodhur dhe tani, ndërsa sipas Anxhakut, Rokson e ka pritur këtë ftesë.
“Dhe data e vizitës së tij shumë shpejt do të vendoset prej tij, ndërsa ne jemi të gatshëm ta presim ashtu siç i ka hije”, – ka sqaruar presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku.