AlbanianSport.com 21/02/2019 19:15
ASNN – Çiklistët më të mëdhenj të historisë, në 10 më të mirët edhe një grua, Lens Armstrong, midis admirimit dhe urrejtjes. Në historinë e tij 149-vjeçare, çiklizmi si sport ka pasur disa sportistë të tmerrshëm që konkurrojnë jo vetëm në rrugë, por edhe në peloton (pistën) e famshme profesionale.
AlbanianSport.com do të sjellë për lexuesit në këtë rubrikë një radhitje të 10 sportistëve më të mëdhenj në historinë e çiklizmit botëror. Sot është pjesa e parë e kësaj 10-shjeje, ndërsa nesër pjesa e dytë dhe e fundit.
…vijon nga dje
- MARIANË VOS – Një çikliste femër që nuk la gjë pa fituar
Përfshirja e një femre në këtë listë me 10 çiklistët më të mirë të historisë duket sa e çuditshme aq dhe intriguese. Pa dyshim, Vos është çiklistja më e mirë në gjininë e femrave. Ajo është një kampione botërore në çdo disiplinë nga garat malore, në “çiklokros”, e fundit nga të cilat ajo fitoi shtatë tituj botërorë. Në rrugë, Vos fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e vitit 2012 dhe është një kampione e trefishtë e Garës Botërore të Rrugës.
Duhen shtuar në fitoret e saj të shumta në kategorinë e femrave edhe turnetë një-ditore dhe “Xhiro e Italisë për Femra”, dhe kjo është arsyeja pse ajo është parë dhe është konsideruar kryesisht si “Edi Merksi” në çiklizmin e femrave. E vetmja gjë që mban mbrapa saj nga lëvizja e kësaj liste është numri i kufizuar i garave të profilit të lartë, sepse Marianë Vos është çikliste që konkurron me burrat, për pasojë asnjë nga femrat nuk i afrohet rezultateve të saj.
- MARK KAVENDISH – Thyerësi i të gjitha miteve
Me 48 fitore në “Grand Tours”, Kavendishi ndjek vetëm Mario Çipolini (57) për numrin e fitoreve si “sprintier”. Mendimi ynë është se ai do ta kalojë këtë numër deri në kohën kur ai ta ketë lënë sportin dhe kur të shtohen në arritjet e tij edhe 30 fitore në “Turin e Francës” (që ndjek vetëm Merksin), fitoren e tij në Kampionatin Botëror në vitin 2011, fitoren e tij në 2009 në Milano-San Remo dhe klasifikimi i pikëve të tij fiton në “Xhiron e talisë”, “Turin e Francës”dhe “Vueltën”, është e vështirë të debatosh kundër Kavendish, sepse në të vërtetë ai është sprintieri (i çiklizmit) më i madh që ka parë sporti ndonjëherë. Me ritmin e tij, ai mund të thyejë të gjitha mitet e këtij sporti.
- LENS ARMSTRONG – Mes triumfeve dhe damkës së dopingut
Dopingu në sport është një njollë e zezë për meritën, barazinë dhe drejtësinë sportive. Kush përdor doping duhet përjashtuar, madje duhet urryer. Lens Armstrongu është një prej tyre, edhe pse ai nuk u kap me doping në gara asnjëherë. Gjithmonë ka pasur dyshime se Lens Armstrong merrte medikamente që rrisnin paraqitjen e tij, medikamente të palejuara, por zyrtarisht ai nuk pati asnjëherë raport pozitiv në testet antidpoping.
Por një ditë të bukur, si rrufe në qiell të hapur, Armstrong u “rrëfye dhe pranoi se rezultatet e tij kishin qenë nën efektin e substancave. Për të gjithë ata që e kishin adhuruar kjo ishte një goditje fatale, e pamerituar. Mashtrimi paska kapur nivelet më të larta të sportit. Megjithatë, përtej kësaj teme, e cila me kohën do të zbardhet, duhet pranuar se amerikani Lens Armstrong është ndoshta çiklisti më i madh i të gjitha kohërave.
Mund ta urresh atë pafundësisht, por duhet të pranosh se kishte një dhunti të pashpjegueshme për këtë sport. Duhet pranuar se Lens Armstrong i ka mposhtur të gjithë, madje dhe të pamposhturit. Në një botë ku rezultati i pastër është thjesht teorik, sepse herët apo vonë të gjithë dalin që kanë përdorur stimulant, duket se Armstrongun do ta “lajë” koha. Nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe vështirë se do të ndodhë për së shpejti që një çiklist të fitojë 7 herë radhazi “Turin e Francës”.
Ai ka fituar gjithashtu një kampionat botëror dhe një medalje të bronztë olimpike në Lojërat verore të Sidnejit në Australi në vitin 2000.
- XHINO BARTALI – Një çiklist i papërsëritshëm
Megjithëse Fausto Kopi mori më të mirën nga Bartali më vonë në karrierën e tij, nuk ka dyshim se radhët e yjeve të çiklizmit italian futen mes të mëdhenjve të të gjitha kohërave. Bartali ishte çiklist i parë për të fituar “fanellën e verdhë” dhe “mbretin e maleve” në “Turin e Francës” (1938) – pastaj e bëri atë përsëri 10 vjet më vonë.
Gjithsej, Bartali fitoi 170 gara, duke përfshirë dy trofe të “Turit të Francës”, si dhe 3 herë “Xhiron e Italisë”, 4 herë fitoi Milano-San Remo, 3 herë Turin e Lombardisë dhe 7 herë të tjera “xhiron malore”. Përfundimisht, një nga çiklistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një sportist fenomenal i dyrrotakëve që nuk do të përsëritet më.
E vërteta është se italianët kanë peshë të madhe në çiklizmin botëror.
- MIGUEL INDURAIN – Kronometri kishte një “mbret”
Në mesin e individëve më të mëdhenj të ciklizmit, si një prej fituesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Indurain fitoi 8 herë në 10 gara të “Turin e Francës”, ndërsa e fitoi këtë veprimtari 5 herë radhazi midis viteve 1991-1995 dhe rekordi i tij u thye më pas nga Armstrongu me 7 tituj radhazi. Indurain ka lënë nam me garën e vitit 1992, ku pati një rivalitet që s’mund të përshkruhet për punë minutash me Lorent Fignon.
Duhet thënë se Indurain ka fituar dy herë edhe “Xhiron e Italisë” si dhe një titull botëror në vitin 1995. Shumë vetë mund ta vënë në diskutim renditjen e tij në këtë listë, por arritjet e Indurainit janë të tilla që eklipsojnë edhe emra shumë të mëdhenj të çiklizmit botëror. Aftësia e tij në garën e kronometrit por edhe në rrugë të tjera me cilësi të ndryshme, si dhe garat e gjata e sfilitëse, kudo, ai ka treguar maturi të paparë dhe suksese të jashtëzakonshme.
Vijon nesër…