Çfarë mësuam nga java e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore

Share Button

Ermal-Toti-Uembli

Nga Ermal Toti 24.08.2015 11:15

Kampionati shqiptar nisi sezonin e tij të 77-të. Në “raundin” e parë, munguan kampionët, e rrallë kjo në futbollin evropian. Asnjë skuadër që merr pjesë në Kupat e Evropës nuk bën pushim në kampionat. E megjithatë, edhe pse pa luajtur, Skënderbeu mbetet ende skuadra më e mirë shqiptare në klasifikimin e UEFA-s, por në vendin e 228-të.

Pushoi edhe Vllaznia e cila do të përgatitet më shumë për javën e 2-të kur do të vizitojë Teutën në Durrës. Sezoni filloi në shenjën e Kukësit dhe Tiranës. Nënkampionët e drejtuar “de jure” nga Hasan Lika, por “de facto” nga Marselo Troisi, likujduan Bylisin. Në letër duhej të ishte e lehtë, por ballshiotët u dorëzuan vetëm në fundin e çdo pjese.

Brazilianët janë tashmë një realitet në Kukës, ku duket se kanë gjetur “habitatin” e tyre natyror. Edhe kryeqytetasit triumfojnë në veri. Tërbuni, më shumë se Bylisi, gjeti edhe golin e 1-rë pas ngjitjen, për herë të parë, midis më të mirëve. Mirëpo mungesa e përvojës dhe koha e shkurtër në dispozicion, i penalizoi vëndasit.

Gilman Lika, ashtu si braziliani Zhilberto Fortunat, funksionojnë vetëm tek Tirana. Shkodrani e provoi në Vlorë, ashtu si amerikanojugori, por pa lënë asnjë shenjë. Kategoria Superiore regjistroi të parin gol “nippon”. Autor është japonezi bardheblu, Fukui.

Kura “Magani” ka efekt të menjëhershëm dhe Teuta e prologut nuk ishte ajo e epilogut. Këtë e dinë mirë vlonjatët të cilët nuk gjejnë qetësi. Kuqezinjtë edhe pse të pasur nuk dinë të fitojnë. Keq të mos i paguash ata në Vlorë, e njëjta gjë edhe po t’i parapaguash me 5 rroga njëherazi.

Stanislav Levi nuk e nis mirë, por shpresa vdes e fundit. Dhe në fund por jo si “ëmbëlsirat”. Partizani dështon përballë Laçit në Kombëtarin “Qemal Stafa”. Skuadër pa ide, që pëson e para, ajo e Starovës mund të mbrohet me gabimin e gjyqtarit. Goli i miqve ishte jashtëlojë por kjo nuk justifikon mungesën e fantazisë tek të kuqtë.

Starova nuk e pëlqente Nexhipin, këtë e dinë të gjithë. Por të paktën mbrëmjen e të premtes, ai i duhej më shumë se kurrë Partizanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh