Çfarë mësuam nga java e dytë e këtij sezoni të Kategorisë Superiore

Share Button

Ermal-Toti-Uembli

Nga Ermal Toti 04.09.2015 21:45

Kategoria Superiore fillon të bëjë diferencat dhe këto menjëherë pas javës së 2-të. Gjithçka në shenjën e Teutës e cila nën drejtimin e Maganit është kthyer në një realitet të ri për vetë durrsakët dhe aktivitetin. Për më tepër me 3 gola të shënuar dhe mbrojtje hermetike. Diçka tjetër pozitive është shpërndarja e golave, jo vetëm teorikisht, tek Teuta mund të shënojnë të gjithë dhe sidomos në pjesën e dytë,

Java e 2-të ktheu kampionët në fushë. Pasi njohu rivalët e grupit në Ligën e Evropës, Skënderbeu u përball me Kukësin. Dy skuadrat më të mira në tre vitet e fundit e filluan aty ku e lanë përpara pushimeve. Një pjesë për çdo skuadër, por kampionët prandaj janë të tillë dhe fitojnë minimalisht, duke lënë pas një rival direkt që në nisje. Për Hristovin, ky ishte goli i parë shqiptar.

Partizani dhe Flamurtari hapën raundin në kryeqytet në një tjetër sfidë që vuri përballë rivalë direktë, jo vetëm për emrin por edhe për gjendjen që po kalojnë skuadrat. Investime të konsiderueshme për një titull të ëndërruar që duket ende larg në Tiranë, sponda e kuqe dhe në Vlorë. Nisja është një ferr për vlonjatët që edhe pse shënuan të parët në “Qemal Stafa”, nuk dinë të rezistojnë dhe e pësojnë në fund.

Heroi i Partizanit quhet Sukaj, shkodrani është edhe shënuesi më i mirë i Kategorisë, megjithëse sfidën e fillon nga stoli. Në Vlorë duket se kanë shumë punë për të kthyer skuadrën dhe gjithçka fillon nga gjendja psikologjike. Me hap të njëjtë edhe Tirana që nuk e lejon Partizanin të shkëputet. Mirëpo “likuiduesi” i kryeqytetasve është Laçi. Dy barazime në nisje, por fituesit e Superkupës kanë një skuadër për të mos u nënvlerësuar.

Nëse nuk do të ishte fati, bardheblutë nuk do të ishin të 3-tët. Tërbuni në Superiore gjen edhe fitoren e 1-rë, në vizitën që i bën Bylisit në Gjirokastër. 10 gola, mesatarisht 2 për çdo ndeshje, 1 barazim dhe 4 fitore, 4 skuadra pa humbje, por njëra jo me kalendar të plotë. Të gjitha këto bënë javën e 2-të në Kategorinë Superiore. Kaq për nisjen, tanimë 2 javë pushim, për t’u lënë fushën kuqezinjve drejt Francë 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh