Çështja “Dinamo” / Drejtori i ASHS-së, Doçi: Gjithçka sipas rregullave

Share Button

Bledar-Doci-Beograd

Gjergj Vyshka 25.10.2014 10:35

Drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Doçi shpjegon: Sopoti është në rregull me letrat. Në fakt që nga 17 shkurti 2011, kohë në të cilën ish-kompleksi “Dinamo” kaloi në vartësi të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, blutë nuk janë më zot shtëpie. Për rrjedhojë kanë paguar për t’u stërvitur në fushën me bar artificial, e cila ka qenë dhuratë e Federatës Shqiptare të Futbollit për titullin “kampion” të sezonit 2009-2010.

Mirëpo edhe duke qenë nën administrim e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve atëherë çdo skuadër, e cila kërkon që të stërvitet në atë kompleks, duhet të bëjë një kontratë dhe të paguajë. Në këtë logjikë, Doçi ka shpjeguar për mediat sportive se: “Sopoti ka më tepër prioritet, pasi është në rregull me të gjitha letrat. Kemi më tepër se një vit që i kemi bërë thirrje Dinamos që të vijë të bëjë kontratën, por deri më tani asgjë.”

“Edhe pse kemi pasur “bon-sensin” ndaj saj, nuk mund të tolerohet më tej, – ka vijuar ai. – Sepse çdo veprim quhet shkelje nga ana jonë. Atëherë që nga e hëna, në oraret 09:00 dhe 11:00 do të gjendet zgjidhja mes palëve, por gjithnjë me prioritet Sopotin, sepse është në rregull me letrat”. Dhe duket se përtej përpjekjeve të administratorit të bluve, Ismet Saliaj, për ta zgjidhur këtë situatë në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve prej së cilës varet dhe Agjencia e Shërbimit të Sporteve, Doçi ka tjetër mendim.

“Ore këtu ka një institucion, i cili dhe financiarisht mbahet nga kontratat që bëhen me skuadrat, të cilat kërkojnë të stërviten në këto ambiente”, – ka këmbëngulur drejtori i ASHS-së. “Në të tilla kushte, Sopoti edhe duke qenë në rregull me letrat ka prioritet”, -shton shkurt Doçi, i cili dje, së bashku me pjesën tjetër të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, është kujdesur që edhe për shkak të orarit të mos kishte përplasje mes dy skuadrave. Por ajo që mbetet, Dinamo e përgatiti së fundmi përplasjen me Lushnjën… në kafe.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh