Cërvena Zvezda, një fitore për historinë dhe të shkuarën ndaj Liverpulit

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2018 16:10

ASNN – Ishte historike fitorja e Crvena Zvezdës së Beogradit ndaj Liverpulit në Ligën e Kampioneve. Pas gati 30 vjetësh, skuadra serbe realizoi diçka të madhe në Evropë. Prej gati 30 vjetësh pritej ky moment. Entuziazmi ishte zot në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit, në përfundim të duelit ndaj Liverpulit në Ligën e Kampioneve.

Pas 27 vitesh thuajse në errësirë të plotë, Crvena Zvezda riktheu të paktën për një ndeshje, lavdinë e dikurshme në arenën e njohur botërisht me emrin “Marakana”. Triumf 2-0 ndaj nënkampiones së Evropës, falë golave të të njëjtit autor, Milan Pavkovit, ndërsa skenat e gëzimit ishin pafund.

Nuk ishte e paktë për një ekip të mundur 0-4 në “Anfilld” dhe 1-6 në fushën e Paris SG-së, dhe për një klub që pret paratë e fituara nga Evropa, për t’u matur me një gjigand si Liverpuli, me vlerë gati 2 miliardë dollarë amerikanë, dhe me buxhet prej 462 milionë eurosh.

“Për këtë luhet futboll, për këtë jetohet, – u shpreh trajneri i Zvezdës, Vladan Milojeviç, pas takimit, – kjo është toka jonë, qyteti ynë. Luajtëm një ndeshje të madhe, duke vënë zemrën në fushë, dhe e merituam. Sidoqoftë, jam i bindur se Liverpuli do të luftojë për të fituar Ligën e Kampioneve”.

Trajneri i anglezëve, Jurgen Klop, u pyet se cilat ishin arsyet që Liverpuli humbi. “Unë kam vetëm 10 gishta, – ishte përgjigja e gjermanit, – nuk mjaftojnë për të treguar se çfarë nuk shkoi për ne. Ishte e njëjta mënyrë loje si në ndeshjen e parë, por këtë herë ne nuk ishim agresivë sa duhet. Kundërshtari e meritoi për pasionin e madh që tregoi.”

Ata që janë të rinj nuk mund ta dinë se Crvena Zvezda ishte një skuadër e madhe në kohën  e Jugosllavisë. Në 1973, ajo e eliminoi Liverpulin nga Kupa e atëhershme e Kampionëve, duke e mundur dy herë 2-1, dhe anglezët pranuan se që pas asaj humbjeje ndryshuan mendësinë sesi duhej luajtur futbolli në kontinent.

Kulmi u arrit në 1991, kur brezi i Saviçeviçit, Prosineçkit, Shabanaxhoviçit apo Pançevit fitoi Kupën e Kampionëve në finalen ndaj Olimpikut të Marsejës. Krahasimi nuk mund të bëhet, ndonëse tifozët kanë gjithnjë shpresë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh