Albaniansport.net 20.01.2016 14:20
ASNN – Skuadra angleze e Çellsit është interesuar për mesfushorin shqiptar te Borusias së Mënshengladbahut, Granit Xhakën.
Sipas mediave gjermane, “Blutë”’ e Londrës janë tashmë në garë për firmën e 23-vjeçarit, i cili kërkohet edhe nga Arsenali dhe Bajerni i Mynihut.
Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës ka një ka kontratë deri në vitin 2019 me Mënshengladbahun.
Por thuhet se Çellsi është gati t’i investojë 37 milionë eurot që kërkon për të klubi gjerman.