AlbanianSport.com 21.01.2015 19:50
ASNN – Sulmuesi kosovar i Mançester Sitit, Bersant Celina, ka debutuar sonte me skuadrën e parë të klubit të njohur anglez, në fitoren që “qytetarët” arritën ndaj Hamburgut, me shifrat 2-0.
Mançester Siti zhvilloi një miqësore me skuadrën gjermane në Abu Dhabi, ku fitoi me golat e Edin Xhekos dhe Stevan Jovetiçit. Kjo ishte loja e parë e Celinës me skuadrën e parë të anglezëve dhe ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të klubit.
Ai madje ka patur një mundësi të mirë për të shënuar në minutat shtesë të takimit, por ka nxitur të godasë në hyrje të zonës së 16-metrave, duke e dërguar topin shumë larg kuadratit të portës gjermane.