Ka një Spartakiadë në Komunën Kastrat, fituese, skuadra e Ivanajt…! AlbanianSport.com 21.11.2014 21:20 Sporti i futbollit është një sport i dashur për të gjithë. Edhe në Bajzë të Kastratit, atje ku është qendra e komunës, jo vetëm që zhvillohen Read More |
MAS / Dimraj: Ta bëjmë fizkulturën tërheqëse dhe të shëndetshme AlbanianSport.com 21.11.2014 09:20 ASNN – Lënda e edukimit fizik, tashmë e shtrirë në 3 orë në javë, nga dy që ishte vitet e shkuara, duhet shndërruar në një përvojë sa më tërheqëse Read More |
Futboll – Femra / Shkollat 9-vjeçare të Durrësit, në një turne futbolli AlbanianSport.com 18.10.2014 21:50 ASNN – Më datë 17 nëntor Zyra Rajonale e Federatës Shqiptare të Futbollit për Durrësin, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, si dhe me “Abania College” (Kolegji Albania) organizuan “Kampionatin e Parë të Futbollit për Vajza”, për shkollat 9-vjeçare me klasat e XIII-ta dhe të IX-ta. Në këtë kampionat morën pjesë 20 shkolla, 9-vjeçare të qytetit të Durrësit. Çdo shkollë përbëhej nga 10-12 vajza dhe ndeshjet do të luhen në minifusha futbolli (5+1), në ambientet e Kolegjit Albania, me sistem eliminimi. Kampionati do të zgjasë deri më datë 21 nëntor. Gjysmëfinalet dhe finalja, do të luhen në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Të pranishëm në ceremonine e hapjes ishin trajneri i ekipit kombëtar “A” për femra Altin Rraklli, përgjegjësi i Zyrës Rajonale të FSHF në Durrës, Kristaq Toçi, përfaqësuesi i QKF-së, Arjan Plaku, përgjegjësi i Zyrave Rajonale të FSHF Dritan Babamusta, drejtori i shkollës së mesme sportive Artur Velaj, drejtori i akademisë së futbollit “Teuta” z. Ilir Biturku, trajneri i portierëve i kombëtares së femrave U-19 Ismail Cira, si dhe përfaqësues të Kolegjit Albania. |
Në Lezhë ringjallet volejbolli, fryt i Rita Haskut dhe Zyrafete Kullit AlbanianSport.com 17.10.2014 18:45 ASNN – Historia e volejbollit është e njohur për publikun tonë, aq fort i dashuruar pas këtij sporti. Në Lezhë ka një histori të vogël Read More |
Sarandë / Çipa: Investime serioze edhe në infrastrukturën sportive AlbanianSport.com 10.11.2014 22:35 ASNN – Përveç turizmit, një nga prioritet e bashkisë së Sarandës do të jetë edhe zhvillimi i sportit në këtë qytet. Kështu ka premtuar Read More |
Lezhë / Dervishi: Të vjen keq që është harruar atletika… AlbanianSport.com 08.11.2014 22:05 Mësuesja e edukimit fizik në shkollën e mesme “Gjergji Kastrioti” në Lezhë, Diana Dervishi, ka një përvojë të gjatë në këtë fushë. Read More |
Kala dibrançe me 3 kate për flamurin kuqezi në mes të Rrëshenit AlbanianSport.com 07.11.2014 16:10 ASNN – Qindra nxënës dhe qytetarë u zbavitën dje me lojërat popullore që krijuan nxënësit e Shkollës së Mesme Rrëshen. Në mesditë sheshi kryesor Read More |
Kavaja, mikpritëse e seminarit për edukimin fizik, nderon edhe figurat AlbanianSport.com 31.10.2015 19:50 ASNN – Një ditë e bukur dhe shumë mbresëlënëse sportive është zhvilluar dje në Kavajë. Nuk ka qenë thjesht e konceptuar me Read More |
Futbolli i Shkollave / Vijon edicioni i pare i Kupës “Coca-Cola 2014” AlbanianSport.com 27.10.2014 16:25 ASNN – Në kohën, kur i gjithë opinioni publik shqiptar është tërësisht i rrëmbyer nga ngjarjet e Beogradit dhe në vendimin që pritet të merret Read More |
KOKSH mbështet fushatën “Shqipëria Jo Duhanit”, me “Sport pa Duhan” Gjergj Vyshka 10.10.2014 13:15 Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është bërë mbështetëse e fushatës “Shqipëria Jo Duhanit”. Është një fushatë e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon Read More |
Edhe Kombëtarja i thotë “Jo” duhanit, Beqaj: Sporti, shëndeti i të rinjve AlbanianSport.com 07.10.2014 22:55 ASNN – Fushata “Shqipëria Jo duhanit!” ka zbarkuar edhe në kampin e Kombëtares kuqezi dhe Ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj, e ka vlerësuar sportin Read More |
Java Evropiane e Lëvizjes ngjall sportin qytetar në Gjirokastër AlbanianSport.com 04.10.2014 09:40 ASNN – Në kuadrin e Javës Evropiane të Lëvizjes, dje në Gjirokastër, Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve ka organizuar një aktivitet me shkollat e mesme Read More |
Olimpiada Speciale, hapja dhe mbyllja dhe të tjera veprimtari Nga Ismet Bellova * 30.09.2014 16:10 Sigurisht dy pikat më kulmorë të veprimtarisë kanë qenë dy ceremonitë madhështorë e spektakolare – ajo e çeljes, e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Bruksel, dhe e mbylljes në Pallatin e Sportit në Antverp. Read More |
Olimpiada Speciale, shqiptarët vijnë me 7 medalje nga Antverpi Nga Ismet Bellova* 30.09.2014 13:25 Shqipëria sjell shtatë medalje nga Antverpi, 2 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. Olimpistët tanë në Lojërat Evropiane dhe Euroaziatike paraqiten denjësisht. Read More |
Olimpiada Speciale, një manifestim i madh & i bukur sportiv e human * Nga Ismet Bellova 30.09.2014 09:45 Idetë dhe iniciativa e motrave Rozmari dhe Eunise Kenedi dhe në përgjithësi e familjes fisnikërore amerikane Kenedi, për organizimin e zhvillimin e lëvizjes sportive Read More |
Nis nga Fushë-Kruja Kampionati i Minifutbollit në burgje AlbanianSport.com 26.09.2014 11:15 ASNN – Ka nisur nga Fushë-Kruja Kampionati i Minifutbollit midis personave me liri të kufizuar. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha Read More |
Drejt përfundimit rinovimi i kompleksit sportiv në Gjirokastër
ASNN – Kompleksi Sportiv në Gjirokastër, që i përket fushës së vjetër, është drejt përfundimit, ndërsa firma “Hito 94”, e cila ka marrë përsipër punimet, është në fazën përmbyllëse dhe intensiteti është shumë i lartë. Në një kontakt me inxhinierin e kompanisë, Maksim Sulo, kuptohet se gjithçka po shkon sipas projektit. “Jemi drejt përfundimit të punimeve të këtij kompleksi, pasi çdo punim është kryer sipas projektit të hartuar nga ana jonë”, – ka thënë ai. “Fusha ka një ngritje nga niveli i mëparshëm rreth 2 metra, – ka vijuar inxhinieri. – Janë bërë kanalizimet për kullimin e ujërave, ku ka dhe një pjerrësi 7-10%. Kanë përfunduar bordurat anësore të fushës. Është hedhur dhe shtresa e fushës, siç quhet në gjuhën tonë, “alfa 3”, e cila po merr ngjeshjen e duhur. Kemi 2-3 ditë që po e vadisim me ujë në formën e shiut nga impianti që kemi ndërtuar dhe mendohet se brenda datës 5-6 shtator do të shtrohet tapeti artificial.” “E kështu që ky kompleks, sipas mendimit tim, duhet të mbarojë dhe të jetë gati për të gjitha ato ekipe që mund të bëjnë stërvitje pranë tij, – ka theksuar ai. – Unë dua të falënderoj kryebashkiakun e këtij qyteti, Flamur Bime, i cili është tepër i interesuar për këtë kompleks. Por nuk dua të lë dhe pa përmendur edhe drejtuesit e klubit Luftëtari, sidomos sekretarin e këtij klubi Arlind Norën, i cili së bashku me trajnerin Bledar Devolli interesohet çdo ditë për ecurinë e punimeve.” “Mendoj se punimet e këtij kompleksi, pas shtrimit të tapetit, do të marrin formën e duhur” – ka përfunduar inxhinieri i kompanisë “Hito 94”, Maksim Sulo. |
Aeronautikë-Atletikë-Not, një “Triatlon” “alla shqiptarçe” “Triatloni”, por në një version lokal, do të zhvillohet edhe në Shqipëri, ndërsa nga data 1, deri më 5 gusht 2014, në aksin Llogara-Dhërmi do të zhvillohet një veprimtari të përbashkët me tre sporte; aeronautikë, atletikë dhe not. “Të tre federatat janë të angazhuara për kryerjen e një aktiviteti cilësor, ndërsa në krye të grupit organizator qëndron presidenti i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami. “Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe dhjetë efektiva të Forcave të Armatosura, të cilat do t’i japin mbështetje kësaj nisme kaq të bukur, e cila do të jetë një argëtim edhe për pushuesit e asaj periudhe në bregun e Jugut. “Dhe mesazhi është i qartë, promovimi i vlerave të sportit, turizmit në të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë turistët e huaj. |
Shqipëria, destinacioni i radhës i Lojërave Sportive Rinore
ASNN – Lojërat Sportive Rinore janë një veprimtari sportive amatore që mbledhin së bashku gjatë pushimeve fëmijët dhe të rinjtë nga shkollat fillore dhe ato 9-vjeçare gjatë pushimeve, duke u mundësuar atyre që të marrin pjesë dhe të konkurrojnë falas në 10 disiplina sportive. Konkurrentët më të suksesshëm marrin pjesë në finale dhe synimi i këtyre Lojërave, që japin një kontribut të prekshëm në shoqëri, mishërohet në sloganin e tyre, “Jetoje jetën pa drogë, sepse droga merr jetë!”. Në fakt, parimi i këtyre Lojërave është i thjeshtë. “Shkolla mbaron, fillojnë Lojërat dhe Lojërat mbarojnë, fillon shkolla!”. Në fakt, duke u bazuar në numrin e konkurrentëve, Lojërat Sportive Rinore janë veprimtaria më e madhe sportive amatore në kontinentin evropian dhe në 2013-tën, në to konkurruan plot 113,106 fëmijë dhe të rinj. Gjithçka ka nisur më 1996-n, në atë që nisi si një turne i minifutbollit për fëmijët dhe të rinjtë në qytetin e Splitit të Kroaci. Megjithatë, vetëm një vit më pas, këto Lojëra u shtrinë në 7 disiplina sportive, duke vijuar të zhvillohen nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Qëllimi i Lojërave Sportive Rinore është që t’u mundësojë fëmijëve të shkollave fillore dhe 9-vjeçare që të marrin pjesë në veprimtari të organizuara sportive dhe të tjera gjatë pushimeve të verës. Dhe gjatë 17 viteve të ekzistencës së tyre, mbi 600,000 fëmijë dhe të rinj kanë marrë pjesë në këto Lojëra. Në fakt, thelbin e këtyre Lojërave e ka përmbledhur më së miri njëri prej mbështetësve më të mëdhenj të tyre, ish-kryeministri britanik, Toni Bler, që ka deklaruar: “Unë gjithmonë kam besuar se është shumë e rëndësishme t’u japim fëmijëve dhe të rinjve mundësinë që të përfshihen në sporte që në moshë të vogël. Sporti promovon respekt, miqësi dhe mirëkuptim midis njerëzve dhe në të njëjtën kohë u kultivon fëmijëve aftësinë për të udhëhequr dhe mbi të gjithë, nevojë e të punuarit së bashku si një skuadër në mënyrë që të arrihet diçka.” “Dhe kjo është ajo që mund t’i përshkruajë më së miri Lojërat Sportive Rinore”, – ka shtuar Bleri. Ambasadorët e Lojërave Sportive Rinore përfaqësojnë një listë të gjerë me emra të spikatur, duke nisur nga politika, me Eurokomisionerët Shtefan Fyle dhe Oli Rehn, me Europarlamentarët Martin Shulc, Eduard Kuka, Hanes Svoboda, Tanja Fajon dhe Ana Ibrishagiç, e duke vijuar me figura të tjera botërore, të tilla si Srgjan Kerim (Ish-Kryetar i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara), Erhard Busek (ish-Politikan), Alaster Kempbëll (Ekspert komunikimi) dhe Milan Bandiçin, Kryebashkiakun e Zagrebit. Duke u zhvendosur tek sporti, këto Lojëra mbështeten nga legjendari Franc Bekenbauer, President Nderi i UEFA-s, Lenart Johanson, Zv/Presidenti i UEFA-s dhe FIFA-s, Gëfri Tompson, dhe kreu i Premier Ligës Angleze, Sër Dejv Riçards. Po kështu, ambasadorë të spikatur janë ish-trajnerët e futbollit, Sven Goran Erikson, Zllatko Krajnçar dhe Sllaven Biliç, ish-futbollistët Dejvid Bekham, Predrag Mijatoviç dhe ish-tenisti Goran Ivanisheviç, si dhe sportistët aktualë, futbollisti Niko Krajnçar dhe basketbollisti Huan Karlos Navarro. Ideja e Lojërave Sportive Rinore tashmë i ka kaluar kufijtë e Kroacisë, duke u shndërruar në një nismë rajonale, nëpërmjet Ditëve Ndërkombëtare të tyre, që janë një veprimtari njëjavore, ku, përveç sportit dhe konkurrimit sportiv, fëmijët dhe të rinjtë kanë mundësi të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre nga vende të ndryshme dhe të zënë miq të rinj. Gjatë 7 viteve të ekzistencës së Ditëve Ndërkombëtare, në to kanë marrë pjesë mbi 4,000 fëmijë nga Kroacia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Hungaria dhe Estonia. Synimi i organizatorëve është shtrirja sa më e madhe e këtij koncepti dhe pritet që shumë shpejt, pasi janë organizuar edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Lojërat Sportive Rinore të mbahen edhe në Shqipëri. Sepse, sikundër e theksojnë edhe organizatorët, ndërkombëtarizimi i këtyre Lojërave është mënyra më e mirë që një rajon i trazuar sa ç’ka qenë Ballkani në shekullin e fundit, të tregojë gatishmërinë e tij që t’i kthehet të ardhmes, potenciali i së cilës qëndron te rinia e Evrope të re dhe moderne. Ambasadorët e Lojërave Sportive Rinore: Franc Bekenbauer (President Nderi i Bajernit të Mynihut) Lenart Johanson (President Nderi i UEFA-s) Gëfri Tompson (Zv/President i UEFA-s & FIFA-s) Sër Dejv Riçards (Kreu i Premier Ligës Angleze) Shtefan Fyle (eurokomisioner) Oli Rehn (eurokomisioner) Martin Shulc (europarlamentar) Eduard Kuka (europarlamentar) Hanes Svoboda (europarlamentar) Tanja Fajon (europarlamentare) Ana Ibrishagiç (europarlamentare) Srgjan Kerim (Ish-Kryetar i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara) Erhard Busek (Ish-Politikan) Alaster Kempbëll (Ekspert komunikimi) Milan Bandiç (Kryebashkiaku i Zagrebit) Sven Goran Erikson (ish-trajner) Zllatko Krajnçar (ish-trajner) Sllaven Biliç (ish-trajner) Dejvid Bekham (ish-futbollist) Predrag Mijatoviç (ish-futbollist) Goran Ivanisheviç (ish-tenist) Niko Krajnçar (Futbollist) Huan Karlos Navarro (Basketbollist) |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |