Opinione Faqja Kryesore

Një “Elbasan Arena” “nordik”, ende larg ngrohtësisë për Kombëtaren Një “Elbasan Arena” “nordik”, ende larg ngrohtësisë për Kombëtaren

Nga Gjergj Vyshka 12.10.2014 17:45

Atmosfera jo dhe aq e ngrohtë në “Elbasan Arena” i ka shkuar për shtat skuadrës së Olsenit. Ndoshta Elbasani dhe vetë elbasanllinjtë, kuptohet Read More

Dinamo 7 muaj pa fituar në fushën e vet në veprimtari zyrtare(!) Dinamo 7 muaj pa fituar në fushën e vet në veprimtari zyrtare(!)

Gjergj Vyshka 06.10.2014 10:20

Barazimi me Naftëtari në “Selman Stërmasi” rikthen problemet në kampin e kryeqytetasve. Mesfusha e bluve plot me “agallarë”, as mbrojnë Read More

Nik Malaj, më i fundmi i eksodit sportiv që burimin e ka te politika Nik Malaj, më i fundmi i eksodit sportiv që burimin e ka te politika

 

Nga Gjergj Vyshka 04.10.2014 20:35

 

Çdo largim të një sportisti keqardhja është e madhe. Sepse Shqipëria ka nevojë për të gjithë. Për t’i plotësuar kushtet dhe për t’i krijuar mundësinë Read More

Volejboll – Meshkuj / Përtej fitores së Tiranës, një nisje e turpshme e sezonit… Volejboll – Meshkuj / Përtej fitores së Tiranës, një nisje e turpshme e sezonit…

Nga Olgert Serani 27.09.2014 14:47

U desh një pikë “in extremis” (pika e 13-të) që përçau edhe dy gjyqtarët e finales së Kupës së Federatës, Fatos Mujo (kryesor) dhe Refet Kasmi (ndihmësi) që ndeshja të degjeneronte në sherr mes Studentit dhe gjyqtarëve. Tensionit nuk i shpëtoi as vetë trajneri Ylli Tomori. Por nga kjo përfitoi Tirana 3-2 me sete, e cila mbron kështu trofeun e fituar pikërisht një vit më parë ndaj të njëjtit rival. Deri në setin final gjithçka ishte model, por fundi sfumon gjithçka përtej parashikimeve me skena jo të hijshme sa u desh ndërhyrja e policisë.

Studenti gjeti forca të bënte mrekullinë duke përmbysur avantazhin e dy seteve të para të kundërshtarëve 25-11, 25-18. Gjithë kohës nën inferioritet ndaj bardhebluve, Studenti e çon sfidën me set final. Me Rrashketën protagonist, “armata” e trajnerit Tomori merr shpejt kryesimin 3-0, 5- 1. U duk thuajse e mbyllur, por Tirana nuk dorëzohet për të lënë fronin e Kupës së Federatës. Rikuperon në 5-4. Më pas ndeshja është dramatike. Pas barazimit 6-6, volejbollistët e Sakos kalojnë një pikë përpara dhe marrin zemër sa shkëputen në tri pikë (7-10).

Studenti ia kthen reston në moment dhe vendos sërish ekuilibrat 10-10. Një faull i pretenduar nga kampionët, por i dhënë pikë nga gjyqtari Mujo për Tiranën, bëhet shkak që situata të dalë jashtë kontrollit. I indinjuar me vendimin e kryesorit, e gjithë pankina e Studentit i hakërrehet Mujos, më i nervozuar është Memia, i cili deri atë moment ishte nga më të mirët e mbrëmjes. Por sulmi ndaj tij i kushton karton të verdhë dhe më pas të kuq që rikonfirmon 15-13 Tiranën fituese të Kupës së Federatës. Situata nxehet edhe më shumë dhe penalizimet me kartonë nuk reshtin.

Jo më pak i nervozuar duket edhe veterani Tukseferi. Ndërsa Tirana feston nga krahu tjetër trofeun e parë të sezonit, Studentin nuk e qetësojnë as drejtuesit e Federatës presidenti Adrian Doçi e sekretari Leonard Tase. “Rebelimit” të Studentit u bashkohen edhe të afërm të volejbollistëve. Ndërsa presidenti Doçi tenton të ulë gjakrat te Studenti, numri një i kësaj i përgjigjet se vendimi i gjyqtarit atë çast ka qenë i qëllimshëm. Trajneri Tomori shkon edhe më tej sa deklaron se ishte faji i Studentit që mori pjesë në këtë veprimtari.

I bindur se Mujo kishte gabuar, në prezencë të të gjithëve, trajneri Tomori u drejtohet t’i rishikojnë edhe një herë pamjet. Por më kot, protokolli u firmos. Trofeu dorëzohet mes kaosit, nuk mungojnë as ironitë dhe provokimet nga kampi bardheblu për pretendimet e ngritura kot sipas tyre të palës tjetër. Një nisje e turpshme e edicionit…

 

Studenti – Tirana                              2-3

(11-25, 18-25, 25-14, 25-15, 13-15)

 

Studenti: Çali, Rrashketa, Memia, L. Martiro, Malaj, Qerraxhija, Muça (L) / Drinasi, Tukseferi, K. Martiro, Gorenxa (L). Trajner: Y. Tomori

Tirana: Pepaj, Xhija, A. Lundra, Xhabrahimi, Kola (L), Ferhati, G.Lundra / Kupi, Rama, Batalli, Sejati, Ndoni. Trajner: A. Sako

Gjyqtarë: F. Mujo, R. Kasmi (Tiranë)

Dinamo… kur kambanat blu bien në vesh të shurdhër Dinamo… kur kambanat blu bien në vesh të shurdhër

Problemi është se Dinamo e Mehmetit, përtej dëshirës së “ish”-ëve, apo dhe tifozëve blu, ende nuk është bindës në realizimin e ëndrrës për t’u kthyer pas tre vjetësh mungesë në Kategorinë Superiore. Madje kanë treguar dinamovitët e Dritan Mehmetit se janë ende të brishtë në tërësinë e tyre. Read More

Shqiptarët e plazhit, më tepër gjëra pozitive sesa rezultati Shqiptarët e plazhit, më tepër gjëra pozitive sesa rezultati

ASNN – Federata Evropiane e Volejbollit, në faqen e saj në internet, edhe duke intervistuar jo vetëm protagonistët kuqezi, por dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, i ka kushtuar një shkrim të veçantë pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kupën Kontinentale. E jo vetëm kaq. Ja dhe shkrimi i Federatës Evropiane të Volejbollit: Read More

Shqipëria, të dielën kundër mallkimit të premierës evropiane Shqipëria, të dielën kundër mallkimit të premierës evropiane

ASNN – Vetëm 4 gola të shënuar përkundër 30 golave të pësuar dhe vetëm 3 barazime e 8 humbje, por pa e shijuar fitoren, janë një bilanc për t’u harruar. Në fakt, ky është bilanci i ndeshjeve të para të Shqipërisë në 11 fushatat eliminatore në kuadër të Kampionateve Evropiane dhe për këtë arsye, Kombëtarja kuqezi e futbollit ka kundër edhe historinë në ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. Read More

Basketboll – Euro Nën-16-vjeç / Koshi i ri, ai që premton Basketboll – Euro Nën-16-vjeç / Koshi i ri, ai që premton

Irlanda, “viktima” e radhës. Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve arrin të lërë në Evropianin e Strumicës 4-5 ekipe nga pas, një sukses më vete. Celis Taflaj, jo vetëm lojtari më i mirë i ndeshjes, por dhe rekordmen në pikët e shënuara. S’ka më dyshime: Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve e Shqipërisë në basketboll për djem, të paktën për kushtet në të cilat luhet kjo lojë në vendin tonë, e ka përmbushur me sukses misionin e saj në Divizionin B, që po shkon drejt fundit në Strumica të Maqedonisë. Read More

Dinamo, si një “han pa porta”, vjen një, por ikin dy… Dinamo, si një “han pa porta”, vjen një, por ikin dy…

Tek blutë një vjen dhe dy ikin, skuadra është bërë si “han pa porta…!” Trajneri Mehmeti i shqetësuar për mungesën e kontratave të futbollistëve. Përtej barazimit pa gola në miqësore e djeshme me Tiranën B, trajneri i bluve Dritan Mehmeti, të paktën edhe sipas asaj që ka deklaruar në përfundim të ndeshjes, ende nuk di se çfarë lojtarësh do të ketë në dispozicion edhe në kushtet kur kampionati i Kategorisë së Parë do dhe dy javë të nisë. Read More

Futbolli i Sallës / Pse nuk duhej thënë menjëherë “Jo”… Futbolli i Sallës / Pse nuk duhej thënë menjëherë “Jo”…

Sigurisht që të marrësh përsipër organizimin e një grupi eliminator të futbollit të sallës, i cili e ka të shtrirë aktivitetin në pesë ditë (mbërritja e delegacioneve, gjyqtarëve, delegatit dhe vëzhguesit, dita e parë, dita e dytë, pushim aktiv për të gjithë pjesëmarrësit, dita e tretë, largimi i delegacioneve), është diçka që kërkon mobilizim të shumë sektorëve. Read More


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh