KOKSH Faqja Kryesore

KOKSH / Viron Bezhani në takimin e presidentëve të Evropës Juglindore KOKSH / Viron Bezhani në takimin e presidentëve të Evropës Juglindore

Gjergj Vyshka 14.10.2014 20:45

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka qenë më 11 dhe 12 tetor në mbledhjen e presidentëve të Komiteteve Olimpike Read More

KOKSH mbështet fushatën “Shqipëria Jo Duhanit”, me “Sport pa Duhan” KOKSH mbështet fushatën “Shqipëria Jo Duhanit”, me “Sport pa Duhan”

Gjergj Vyshka 10.10.2014 13:15

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është bërë mbështetëse e fushatës “Shqipëria Jo Duhanit”. Është një fushatë e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon Read More

KOKSH / Gjoza: Bursa duhet të shkonte tek sportistët cilësorë KOKSH / Gjoza: Bursa duhet të shkonte tek sportistët cilësorë

Gjergj Vyshka 03.10.2014 19:35

Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka treguar se shtangistët, edhe duke u përgatitur fort për Botërorin, do të jenë sipas të gjitha gjasave, me 7 shtangistëtë kualifikuar në këtë Olimpiadë.

“Unë do të kisha pasur dëshirë që të kishte një përzgjedhje më të drejtë nga KOKSH, sepse përveç Daniel Godelli, mendoj se një bursë të tillë e meriton dhe Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj”, – ka këmbëngulur ai.

“Janë të tre sportistë të niveleve botërore dhe ndaj them që bursa duhet të shkojë tek sportistët cilësorë. Duhet ta marrin ata që e meritojnë”, – ka përfunduar Gjoza, kurse kështu bursat olimpike janë shoqëruar me firma e debate

 

Ja përfituesit e bursës olimpike

 

Daniel Godelli          Peshëngritje

Luiza Gega               Atletikë

Iltian Nika                  Çiklizëm

Anxhela Kashari      Not

Osman Hajdari         Mundje

Ana Demneri                        Taekuondo

KOKSH / Stërmasi: Absurde që Gega të stërvitet jashtë me trajner tjetër KOKSH / Stërmasi: Absurde që Gega të stërvitet jashtë me trajner tjetër

Gjergj Vyshka 03.10.2014 16:15

I pari që ka hyrë në debate si me Bezhanin, ashtu dhe Rulin, ka qenë trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, sipas të cilit nuk është normale që sportistja të shkojë jashtë vendit dhe të stërvitet me tjetër trajner. “A mund ta dij se nëse stërvitemi brenda vendit, cili do të jetë përfitimi i bursës olimpike? – ka thënë ai. – Unë si trajner kam shpenzuar edhe kur sportistja është stërvitur jashtë, por dhe brenda.”

“E nuk është normale që të shkojë sportistja e të stërvitet me trajner tjetër, i cili nuk e ka idenë se si është përgatitur e çfarë programesh përgatitore ka ajo. Së dyti, cilat janë aktivitetet në të cilën duhet të marrim pjesë për normën e kualifikimit?”, – ka shtuar Stërmasi, debati i të cilit me drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zgjatur për disa minuta.

Por përfundimi i gjithçkaje ka qenë se çështja e shoqërimit të sportistes, në një farë mënyre duhet të zgjidhet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatat përkatëse. “Sa për aktivitetet, më të rëndësishme janë pjesëmarrjet në Kampionatin Evropian dhe Botëror, të cilat janë kualifikuese për Olimpiadën e 2016-s”, – ka thënë si Bezhani, ashtu dhe Ruli.

 

Ja përfituesit e bursës olimpike

 

Daniel Godelli          Peshëngritje

Luiza Gega               Atletikë

Iltian Nika                  Çiklizëm

Anxhela Kashari      Not

Osman Hajdari         Mundje

Ana Demneri                        Taekuondo

KOKSH / Bezhani: Të ndërgjegjshëm se ka edhe të tjerë sportistë cilësorë KOKSH / Bezhani: Të ndërgjegjshëm se ka edhe të tjerë sportistë cilësorë

Gjergj Vyshka 03.10.2014 12:55

 

“KOKSH ka kënaqësinë e shpërndarjes së këtyre bursave, të cilat do të jenë një mundësi e mirë stërvitjeve dhe kualifikimi me normë të sportistëve tanë Read More

KOKSH / Bursat olimpike shpërndahen mes firmave dhe debateve KOKSH / Bursat olimpike shpërndahen mes firmave dhe debateve

Gjergj Vyshka 03.10.2014 09:35

Gjashtë sportistë përfitojnë financimet për stërvitje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Trajneri Stërmasi kundërshton idenë e përgatitjes së sportistes me teknik tjetër jashtë vendit.

Bursat olimpike, të dhëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për gjashtë sportistët tanë, janë shoqëruar mes firmave të përfituesve mbi kontrata, por dhe debateve për ato pika që janë të përfshira në mënyrën e shpërndarjes, apo heqjes së këtyre bursave.

Të gjitha këto bursa, të paktën edhe sipas asaj që tha presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe kryetari i Komisionit Teknik, Gjergji Ruli, janë një mundësi kualifikimi me normë për Lojërat Olimpike Verore “Rio de Zhaneiro 2016”.

Jo vetëm kaq, por gjithnjë sipas asaj që kanë thënë të dy drejtuesit më të lartë të olimpizmit në vend, këto bursa nuk janë rroga mujore, por janë shuma që do të jepen vetëm për stërvitje, si jashtë vendit, ashtu dhe brenda tij.

E më pas është kaluar në firmosjen e kontratave të përfitimit të bursës nga sportisti dhe sekretari, apo sekretarja e Federatës Shqiptare të përzgjedhur si disiplinë sportive për këto bursa olimpike.

 

Ja përfituesit e bursës olimpike

 

Daniel Godelli          Peshëngritje

Luiza Gega               Atletikë

Iltian Nika                  Çiklizëm

Anxhela Kashari      Not

Osman Hajdari         Mundje

Ana Demneri                        Taekuondo

KOKSH / Ja si u përzgjodhën 6 bursistët olimpikë dhe kriteret e duhura KOKSH / Ja si u përzgjodhën 6 bursistët olimpikë dhe kriteret e duhura

Olgert Serani 02.10.2014 19:50

Midis 18 propozimeve të sportistëve kandidatë për bursë olimpike për “Rio 2016″ janë përfitues: Daniel Godelli në peshëngritje (fitoi ndaj Romela Begaj dhe Ervis Tabakut); Luiza Gega në atletikë (fitoi konkurrencën me Izmir Smajlaj); Read More

KOKSH / Prezantohet 6 sportistët kuqezi me bursë olimpike KOKSH / Prezantohet 6 sportistët kuqezi me bursë olimpike

AlbanianSport.com 02.10.2014 16:35

ASNN – Në përgatitje për Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpallur edhe 6 sportistët që do të përfitojnë bursat olimpike. Read More

Çështjet e antidopingut, KOKSH-i takim me Këshillin e Evropës Çështjet e antidopingut, KOKSH-i takim me Këshillin e Evropës

Gjergj Vyshka 27.09.2014 23:25

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Gjergji Ruli, si dhe anëtarët e Komitetit Drejtues, Ilir Gusho dhe Erald Dervishi, të enjten ka pritur një delegacion të Këshillit të Evropës. Read More


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh