Intervistë e rastit Faqja Kryesore

Godelli: E kam ditur që kjo ditë do të vinte, tani, për medaljen olimpike Godelli: E kam ditur që kjo ditë do të vinte, tani, për medaljen olimpike

Gjergj Vyshka 13.11.2014 17:05

Festa mbërthen hotelin ku është grumbulluar kombëtarja kuqezi e peshëngritjes në Almati. Daniel Godelli krenar për titullin Read More

Zani: Kam punuar fort për këtë skuadër, Mamurrasin e lë kryesues Zani: Kam punuar fort për këtë skuadër, Mamurrasin e lë kryesues

Gjergj Vyshka 12.11.2014 15:25

Ylber Zani largohet për të rinovuar pasaportën kanadeze, kthehet në profesion fazën e dytë. Ironia e trajnerit të dorëhequr: “Besoj se ai Read More

Bah: Pranimi i Kosovës në IOC, thjesht zbatim i Kartës Olimpike (Video) Bah: Pranimi i Kosovës në IOC, thjesht zbatim i Kartës Olimpike (Video)

AlbanianSport.com 03.11.2014 18:55

ASNN -Vendimit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për ta njohur përkohësisht Komitetin Olimpik të Kosovës nuk është një vendim Read More

Volejboll – Meshkuj / Rrëfehet Donald Suxho: Ja pse zgjodha Studentin Volejboll – Meshkuj / Rrëfehet Donald Suxho: Ja pse zgjodha Studentin

 

AlbanianSport.com 02.11.2014 18:25

 

ASNN – Pas momenteve vërtet të bukura që i dhuruan dje Suxhos në Korcë, “Gazeta e Sportit” i ka marrë një intervistë volejbollistit Read More

Boks / Uldedaj: Dua të stërvitem jashtë, por s’e tradhtoj Shqipërinë Boks / Uldedaj: Dua të stërvitem jashtë, por s’e tradhtoj Shqipërinë

Gjergj Vyshka 02.11.2014 15:05

Fituesi i medaljes së bronztë në Zagreb rrëfen emocionet e tij e ngjitjes në podium: “Me një stërvitje të rregullt dhe intensive kam besim se Read More

Boks / Jurgen Uldedaj rrëfen Evropianin e tij: Shorti më penalizoi (I) Boks / Jurgen Uldedaj rrëfen Evropianin e tij: Shorti më penalizoi (I)

Gjergj Vyshka 01.11.2014 10:40

Fituesi i medaljes së bronztë në Zagreb rrëfen emocionet e tij e ngjitjes në podium: “Me një stërvitje të rregullt dhe intensive kam besim se Read More

Strakosha-Muça-Tahiri: Vendimet e UEFA-s, politike, jo sportive (Video) Strakosha-Muça-Tahiri: Vendimet e UEFA-s, politike, jo sportive (Video)

AlbanianSport.com 24.10.2014 20:45

ASNN – Vendime absurde, që janë më tepër i karakterit politik sesa sportiv. Kështu i ka cilësuar ish-portieri dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Read More

Basketboll – Femra / Kamza Basket, sfida e re e Roland Avramit Basketboll – Femra / Kamza Basket, sfida e re e Roland Avramit

Gjergj Vyshka 21.10.2014 08:50

Ish-trajneri i kombëtares së meshkujve vihet në krye të ekipit të vajzave të periferikëve të kryeqytetit. Kamza Basket në basketboll për femra Read More

Ekskluzive / Tahiri: Skënderbeu, 50-70 % shanse për mbrojtjen e titullit (Video) Ekskluzive / Tahiri: Skënderbeu, 50-70 % shanse për mbrojtjen e titullit (Video)

AlbanianSport.com 04.10.2014 18:15

ASNN – Duke i bërë një analizë të këtij fillimsezoni të Kategorisë Superiore, ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Ermal Tahiri, ka theksuar se Skënderbeu Read More

Shqipëria, të dielën kundër mallkimit të premierës evropiane Shqipëria, të dielën kundër mallkimit të premierës evropiane

ASNN – Vetëm 4 gola të shënuar përkundër 30 golave të pësuar dhe vetëm 3 barazime e 8 humbje, por pa e shijuar fitoren, janë një bilanc për t’u harruar. Në fakt, ky është bilanci i ndeshjeve të para të Shqipërisë në 11 fushatat eliminatore në kuadër të Kampionateve Evropiane dhe për këtë arsye, Kombëtarja kuqezi e futbollit ka kundër edhe historinë në ndeshjen e së dielës ndaj Portugalisë. Read More

KOKSH / Bezhani: Pa kujdes dhe përkrahje s’ka sport cilësor KOKSH / Bezhani: Pa kujdes dhe përkrahje s’ka sport cilësor

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar analizon Olimpiadën Rinore: “Duhen më shumë politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë”. Rezultatet jo ato të pritshmet, niveli i ulët në ballafaqimin me ndërkombëtarët, politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë e sportit, si dhe analiza konkrete e Federatave dhe e Komisionit Teknik të KOKSH kanë qenë në qendër të vëmendjes së presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Në një konferencë për shtyp dje në mesditë, vetëm një javë pas përfundimit të Lojërave Olimpike Rinore në Nanxhing, atje ku ishte pjesëmarrëse dhe Shqipëria, Viron Bezhani ka treguar se nëse nuk kontrollohen dhe nuk nxiten për të bërë sporti cilësor, atëherë nuk do të ketë të ardhme.

Sipas tij, edhe ata që jashtë vendit kanë nevojë për më shumë kontroll përpara një veprimtarie madhore siç janë Lojërat Olimpike. Madje duket se është i zhgënjyer nga rezultatet e pesë sportistëve tanë, aq sa e ka të vështirë të thotë se cili prej tyre ka shanse për të qenë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. E jo vetëm kaq, por duke parë që në të gjitha disiplinat moshat, apo të rinjtë nuk po ecin përpara, ngre supet kur pyetet se çfarë mund të pritet vitin e ardhshëm nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të të rinjve në Tbilisi. “Lojërat Olimpike Rinore janë një ngjarje sportive elitare për të rinjtë nga e gjithë bota”, – ka deklaruar kreu i lëvizjes olimpike shqiptare.

“Në këtë veprimtari, programi sportiv bazohet në 28 disiplina sportiv, ku programi rinor përfshin formate dhe disiplina nxitëse si basketbolli 3 ndaj 3, miksimi i vendeve dhe gjinive në garat e atletikës, notit, xhudos dhe çiklizmit, – ka vijuar Bezhani. – Në këtë aktivitet janë sportistë të moshës 15-18 vjeç, ndërkohë që kanë qenë pjesëmarrëse 205 vende, të cilat kanë sjellë mbi 3800 sportistë në konkurrim, si dhe 1200 zyrtarë. E veçanta ishte se çdo kombëtare përfaqësuese kishte stendën e saj me vlerat kulturore të vendit, atje ku janë përgatitur nga nxënësit e shkollave. Dhe në këtë aktivitet mbizotëroi paqja, mirëkuptimi dhe çdo gjë ishte larg formave të diskriminimit.” Më pas, kreu i KOKSH-it e ka çuar “gjuhën” atje ku “dhemb dhëmbi”.

Pra te rezultatet e sportistëve tanë, të cilët tre ishin me normë kualifikimi (Ridion Kopshti, Realdo Ramaliu dhe Noel Borshi) dhe dy me ftesë (Eneida Deliu dhe Suad Bashku). Sipas të parit të olimpizmit shqiptar, rezultatin më të mirë e ka arritur Ridian Kopshti, i cili ishte i 17-ti në garën e rrugës duke qenë vetëm 0”05 nga vendi i dytë. “Më duhet të them, – shpjegoi Bezhani, – që çiklizmi ishte me grumbullim pikësh, të cilat vinin nga garat e rrugës, montebajkut dhe BMX-it. Në garën e rrugës, atje ku dhe çiklistët tanë ishin më të specializuar, të dy sportistët bën një garë të mirë. Në not, Noel Borshi, në 200 metra stil flutur, me kohën e arritur 2’23”13 nuk mundi të kapte kohën e kualifikimit të saj që kishte në Romë kur dhe kapi normën, e cila ishte 2’21”44.”

“Në kërcimin trehapësh Suad Bashku me 13.69 metra ka përmirësuar rezultatin e tij me 3 centimetra, kurse Eneida Deliu në 200 metra me 27”71 është larg nga koha e saj më e mirë. Parë kështu, megjithëse rezultatet janë pjesë e analizës së Federatës dhe Komisionit Teknik në KOKSH, më duhet të them se nuk ishin ato që prisnim. Nëse do të punohet sot për sot të gjithë kanë dështuar. Mbi të gjitha ka nevojë për politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit në mënyrë që këta të rinj të ecin përpara, sepse kanë nevojë për motivim e më pas dhe sporti ka të ardhme”, – ka p[rfunduar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Viron Bezhan, analizën që i bëri Olimpiadës Rinore “Nanxhing 2014”.

Rezultatet e Shqipërisë në “Nanxhing 2014”

Çiklizëm

Çiklikros (“Cross Country”)

Realdo Ramaliu i 4-ti 3’20″015
Realdo Ramaliu i 27-ti 3’21″049

Kronometër Individual

Ridion Kopshti i 21 5’27″95

Biçikleta “BMX”

Realdo Ramaliu i 7-ti 49.846
Realdo Ramaliu i 6-ti 48.580
Realdo Ramaliu i 6-ti 48.316

Çiklikros Olimpik – (“Cross Country”)

Ridion Kopshti 4 xhiro prapa

Gara e Rrugës

Ridion Kopshti i 17-ti 1h37’23″
Realdo Ramaliu i 42-ti 1h37’54″

Not

200 m flutur

Noel Borshi e 4-ta 2’23″13

ATLETIKË

3-hapësh

Suad Bashku i 16-ti 13.69 m

200 m

Eneida Deliu e 7-ta 27″31

Skënderbeu / Përtej Elbasanit, Josa ka rezerva për ekipin Skënderbeu / Përtej Elbasanit, Josa ka rezerva për ekipin

ASNN – Trajneri i i kampionëve kërkon që të mos flasë kaq shpejt për titullin e pestë radhazi: “Për ato momente që kundërshtari na vuri në vështirësi është faji i të gjithë grupit”. Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, edhe pse është fituar ndeshja me Elbasanin nuk ka mbetur i kënaqur me lojën e tijve.

Suksesi e ka bërë të ndjehet mirë, por mënyra se si ka luajtur skuadra në fushë, të paktën në momente të caktuara, e ka bërë kryepankinën korçare që të jetë me “dhimbje koke”. Në konferencën e djeshme për shtyp, Josa ka bërë komente për lojën e Nimagës, që vrapon shumë, por ende nuk është në gjendje të bëjë Orelesin.

Duke komentuar brazilianin Martins, Josa ka kërkuar kohë për të parë dhe gjendjen fizike të futbollistit. Ja dhe intervista e trajnerit të kampionëve për të përditshmen sportive shqiptare“Gazeta e Sportit”.

– Josa i kënaqur me fitoren e javës së parë?
– Çdo fitore më bën të ndjehem mirë, përfshi këtu edhe këtë të javës së parë me elbasanasit. Për atë se një skuadër si Skënderbeu gjithnjë luan vetëm për të fituar.

– Të njëjtën gjë mund të thoni edhe për lojën?
– Këtë nuk mund ta them krejt kështu, pasi për lojën e skuadrës kam rezervat e mia. Lojë që në moment të veçanta të ndeshjes nuk ka qenë ajo që kam pritur nga e gjithë skuadra.

– Fitoren e këtij takimi të parë të sezoni e keni vënë në dyshim?
– Në mënyrë kategorike jo. Por sigurisht që më duhet të them se në tre raste elbasanasit, edhe për fajin tonë, mund të kishin rrezikuar. Një gjë e tillë vërtetë më ka shqetësuar.

– Vapa ka ndikuar në këtë takim?
– Ka pasur një farë ndikimi, por nuk mund të pranoj se ka ndikuar në të gjithë lojën tonë. Gjë të cilën besoj se e pranojnë të gjithë. Në gjykimin tim, takimet e para janë gjithnjë të vështira, diçka më tepër me ekipe të cilat vijnë nga një kategori më poshtë. Sepse janë ekipe të cilat duan të japin maksimumin. Gjë e cila ka ndodhur edh me elbasanasit, të cilët nuk donin të largoheshin pa pikë nga kjo ndeshje.

– Në këtë javë të parë kanë fituar Tirana, Kukësi e Flamurtari. Qoftë dhe nga këto fitore të para, këto tri skuadra bashkë me Skënderbeun janë ekipet e titullit për këtë sezon?
– Është shpejt ta themi një gjë të tillë. Por të tri këto skuadra, bashkë me Skënderbeun, edhe për mua do të jenë ekipet që do të diktojnë këtë sezon. Por unë nuk përjashtoj edhe ekipe të tjera që jam i bindur se janë në këtë kategori për të treguar se janë në gjendje të bëjnë më të mirën.

– Mos të largohemi nga këto katër skuadra?
– Mund të them edhe se janë katër ekipe që kanë investuar shumë për këtë kampionat. Këtë besoj se e pranojmë të gjithë.

– Kjo do të thotë se ky kampionat do të jetë më i fortë se ai i një sezoni më parë?
– Që do të jetë më i bukur këtë e pranoj. Për momentin mund të them vetëm kaq, nisur edhe nga fakti se është luajtur vetëm java e parë e këtij kampionati. Në javët e tjera shumë gjëra jam i bindur se do të ndryshojnë.

– Këtë sezon luajnë lojtarë të tjerë me Skënderbeun. Mendoni se janë bërë pjesë e grupit?
– Unë them se po. Mendoj kështu nisur nga Superkupa, por dhe ndeshjet e tjera të luajtura para këtij takimi. Sigurisht që pres të përmirësohen akoma më tepër, kërkesë të cilën e kam edhe për lojtarët e tjerë, që kanë luajtur jo një, por më shumë sezone me Skënderbeun.

– Nimaga në këtë takim të parë të këtij sezoni?
– Në përqindje të madhe ka shkuar mirë. Është lojtar që vrapon gjatë gjithë lojës, luan mirë me kundërshtarin. Mbetet për t’u parë orientimi i tij në kushte loje.

– Me pak fjalë ndjehet mungesa e Orelesit?
– Kjo është tjetër histori. Duke qenë këtu më lejoni të them se ndryshe nga Orelesi, që luante lehtësisht në krah, Nimaga më tepër është një lojtar i qendrës së mesfushës.

– Martins mund të jetë një nga sulmuesit e Skënderbeut?
– Jemi shpejt për të thënë diçka të tillë. Së pari duhet të shikojmë gjendjen fizike të lojtarit dhe më pas të tregojmë për gjëra të tjera, qoftë dhe për aktivizimin në lojë.

– Ju keni parë kasetat e lojtarit. Për atë çfarë di të bëjë në lojë keni një koment?
– Edhe një herë tjetër mbetëm tek gjendja fizike e lojtarit. Për atë se pa një gjendje të mirë fizike në asnjë rast lojtari, përfshi këtu edhe Martins, nuk është në gjendje të bëjë asgjë nga ato që kërkohet prej tij. Ndaj, për këtë arsye, jam shumë i interesuar për të parë pikë së pari gjendjen e tij fizike. Vetëm pasi ta kemi parë në kushte loje edhe ne kemi mundësi të flasim më shumë për këtë futbollist.

– Sulmi i skuadrës si ka shkuar në këtë takim të parë?
– E kam thënë gjithnjë. E kam vërtetë të vështirë të pranoj se kur diçka nuk shkon në sulmin e skuadrës kjo vjen për fajin e një, apo dy lojtarëve, që luajnë në këtë repart. Sepse unë për gjithçka që nuk shkon “fajësoj” grupin. Të njëjtën gjë mund të them edhe për ato tri raste të elbasanasve, të cilët kanë ardhur më tepër se sa për fajin e mbrojtjes, për atë se në ato momente diçka nuk ka shkuar si duhet në lojën e grupit.

– Më pëlqen të rikthehemi dhe një herë tek skuadrat e titullit. Në grupin e këtyre katër skuadrave që kanë fituar në javën e parë, Skënderbeu është skuadra e titullit?
– Nuk di të më keni dëgjuar dhe herë të tjera të flas kaq shpejt për titullin “kampion”. Por normalisht që me bindje them se Skënderbeu është ekipi më investimin më të madh edhe për këtë sezon në futbollin tonë.

– Më këtë do të thoni se është Skënderbeu edhe për këtë kampionat ekipi për t’u mundur?
– Për sa kohë ne jemi kampionët kështu i bie.

– Takaj gjithnjë është shprehur për titullin e pestë radhazi?
– Nëse e ka thënë një gjë të tillë presidenti kështu do të ndodh atëherë.

Skënderbeu / Takaj: Ne prapë “kampion”… por pas javës së 7-të Skënderbeu / Takaj: Ne prapë “kampion”… por pas javës së 7-të

ASNN – Presidenti i korçarëve ka deklaruar se e ka një dhuratë tjetër, tashmë në sulm, për trajnerin Josa. “Bosi” i kampionëve është interesuar për të, por frenohet nga kontrata 2-vjeçare me Flamurtarin. Për Skënderbeun, në këtë fund të tregut të lëvizjeve të futbollistëve, pritet dhe një tjetër lojtar. “Sulmues”, ka bërë të ditur vetë presidenti i kampionëve, teksa ka pranuar që mund të bëhet pjesë e skuadrës brenda këtyre ditëve. Kjo lëvizje e shpejtë e Takaj duket se ka ardhur nga ajo se në takimin e parë të këtij sezoni sulmi nuk ka qenë ai që pritet.

Megjithëse “bosi” ka pasur dëshirë të thotë fjalët më të mirat për të gjithë lojtarët e vijës së parë. “Për ne e rëndësishme është funksionimi i grupit”, ka theksuar Takaj, duke treguar ashtu si Josa se sulmi nuk është çështje vetëm e lojtarëve që luajnë në këtë repart, por e të gjithë skuadrës. Duke u rikthyer dhe një herë tek  “asi nën mëngë”, Takaj nuk ka pranuar të thotë më tepër se është lojtar i huaj për të cilin ka informacionin e duhur. “Me aq sa kemi informacion kemi të bëjmë me një lojtar që e bën mirë sulmuesin”, – ka theksuar Takaj.

“Kuptohet që nuk do të jetë futbollist brazilian”, është përgjigjur menjëherë “bosi” i kampionëve. Një burim tha se ka qenë trajneri Mirel Josa ai që i ka kërkuar Takajt edhe një lojtar tjetër sulmues, kerkesë të cilën presidenti i korçarëve pritet që t’ia plotësojë trajnerit sa hap e mbyll sytë. Sepse ashtu ia ka plotësuar deri më tani të gjitha kërkesat kryebankinës së Skënderbeut.  “Ne jemi ekipi “kampion”, – ka vijuar kreu i klubit korçar. – Madje prej katër kampionatesh. Ndaj, edhe për këtë, të gjitha skuadrat e tjera duan të bëjnë “Skënderbeun”, pasi e kanë kuptuar se ndryshe nuk mund të jenë “kampionë””.

Kështu është shprehur për gazetat sportive të ditës “bosi” i bardhekuqve, Ardian Takaj, ”kopje” të cilën e shikon të pamundur për sa kohë nuk arrijnë të ndërtojnë të tjerët një ekip të këtij niveli. “Skënderbeu është, ndaj dhe e ka më të lehtë se të gjitha ekipet për të qenë dhe një herë tjetër “kampion”, – ka theksuar ai. – Ne jemi ekipi i vetëm në këtë kampionat që në fundin e sezonit jemi në gjendje të flasim për lojtarët që mbeten dhe të tjerët që presim. Mbi të gjitha, Skënderbeu është skuadra e titullit edhe për atë se pjesa më e madhe e lojtarëve e dinë si fitohen titujt “kampion”.”

“Jo vetëm kaq, por ka sjellë në skuader të tjerë që duan të fitojnë titullin e parë me të”, – ka shtuar presidenti i Skënderbeut. Krejt ndryshe nga gjitha herët e tjera, Takaj, kësaj radhe, nuk është nxitur kur është pyetur për titullin e pestë “kampion”. “Ju mendoni se unë kam ndryshuar mendje – tha aty për aty Takaj – mos e shkoni në mendje se ka skuadër tjetër që të jetë kampion edhe për këtë sezon me përjashtim të Skënderbeut. Por nëse unë them se pas javës së shtatë të kësaj faze të parë mund të flasim më tepër se kaq, kjo vjen për atë se më duhet të respektoj edhe ekipet e tjera në garë”.

Pas kësaj jave “vargu” i skuadrave fillon e copëtohet, gjithnjë sipas Takaj, me Skënderbeun në krye të renditjes sigurisht. “Nëse ka ekip që më frikëson edhe për këtë sezon, – tha Takaj, – ky është Skënderbeu”. “Me pak fjalë, – ka sqaruar ai, – ne mund të humbasin, apo barazojmë një ndeshje apo më tepër vetëm nëse nuk jemi në maksimumin tonë”. “Vetëm kjo më bën të mos ndjehem mirë”, – tha më tej kreu i klubit korçar, duke lënë për të kuptuar se kampionët munden vetëm nga vetja dhe nga asnjë skuadër tjetër.

“Të gjithë e kemi parë Skënderbeu në takimet evropiane me BATE Borisovin, ekip që po shkon larg në Ligën e Kampioneve, – ka theksuar Takaj. – Ndaj, duke qenë këtu, më lejoni të them se nëse ka një skuadër shqiptare në këtë nivel atëherë po pranoj se do të jetë ky ekip kampion dhe jo Skënderbeu. Për sa kohë nuk kemi një ekip si BATE, Skënderbeu mbetet ekipi që më frikëson më shumë. Gjithnjë vetëm kur nuk është në ditë të mirë. Por Skënderbeu e ka treguar edhe në Superkupë se çfarë është në gjendje të bëjë edhe në kushte kur nga kthimi nga Austria e deri tek ndeshja nuk ka pushuar as 24 orë”

“Skënderbeu ka 18 lojtarë, të gjithë të gatshëm për ta nisur lojën nga minuta e parë”. Kështu është shprehur Ardjan Takaj, lojtarë të cilët për “Bosin” nuk kanë diferencë me njëri-tjetrin. “Një arsye më shumë kjo, – thotë Takaj, – që Skënderbeu bën diferencën me skuadrat e tjera”. Dhe më kryesorja për Takajn, këtë sezon, Josa ka në përbërje të skuadrës lojtarë, të cilët luajnë në shumë vende dhe kjo nuk ndodh me ekipet e tjera: “Me këtë dua të them se Skënderbeu nuk ka vetëm lojtarët e lojës, por dhe ata të stolit”.
“E thënë ndryshe – ka vijuar Takaj – lojtarët që hyjnë në lojë nuk e bëjnë me “dhimbje” koke trajnerin, pasi të gjithë janë të tillë që bëjnë të njëjtën gjë”. Për herë të parë Takaj ka bërë të ditur se Fortunat është meraku i vetëm për këtë sezon. “Do më pëlqente ta kisha në skuadër”, tha “bosi”, kërkesë të cilën e ka pasur më të madhe pasi e ka parë me vlonjatët në ndeshjen e fituar me durrsakët. Pas kësaj ndeshje, “bosi” i korçarëve është interesuar për kontratën e lojtarit. Por kur ka mësuar se ka firmosur për dy vite për Flamurtarin ka hequr dorë edhe për sezonin tjetër.

Ndërkaq, të gjithë janë në pritje për të parë reagimin e Martines në raport me pjeën tjetër të skuadrës. “Në kushte loje”, – ka theksuar Takaj, i cili ka shkuar më tej kur tha se nëse braziliani shkon ashtu siç duhet atëherë nuk përjashtohet mundësia e ndryshimit të mënyrës së lojës të skuadrës kampione. Por edhe për Takajn, krahas Martines, pritet për t’u parë më tepër në lojë edhe Markoni, si dhe rikthimi i Ademir, lojtarë të cilët e bëjnë Skënderbeun shumë herë më sulmues. Edhe për atë se të gjithë këta janë ndërtues në lojë, pa thënë se Martines e njeh mjaftë mirë “pasin e fundit”.

Ndaj, nëse braziliani shkon mirë në këtë “pasim”, mund të jetë  ai “gjysëm” lojtari i sulmit korçar dhe Sefa në majë. Lëvizje që ndryshojnë krejt lojën e Skënderbeut nga kjo që kemi parë deri tani tek kampionët.

Ruli: Ja Shqipëria në “Nanxhing 2014” sipas meje Ruli: Ja Shqipëria në “Nanxhing 2014” sipas meje

Kryetari i komisionit teknik të KOKSH bën analizën e veprimtarisë së të rinjve. Ruli: “Me të gjithë këtë rini që kemi dhe me një infrastrukturë ne e bëjmë garën e BMX”-it. Shqipëria me të mirat dhe të këqijat e saj tashmë është kthyer nga pjesëmarrja në edicionin e dytë të Lojërave Olimpike Rinore “Nanxhing 2014”. Me pesë sportistë, dy prej të cilëve kishin premtuar medalje në Kinë, por dhe me çiklistë, të cilët provuan disiplina që nuk i kanë bërë asnjëherë, kuqezinjtë të paktën e kanë përmbushur misionin e tyre.

Të paktën këtë mendim ka ndarë dje për Gazeta e Sportit, zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gjergji Ruli, i cili është njëkohësisht kryetar i Komisionit Teknik, ndërsa në Nanxhing ka qenë në pozicionin e shefit të misionit. Sipas Rulit, Shqipëria këtë herë ka qenë shumë më mirë se sa në Singapor përpara katër vjetësh, ndërsa asokohe pat lindur dhe një debat i madh mes notares Reni Jani, Federatës Shqiptare të Notit dhe KOKSH, sepse notarja është larguar përpara se të përfundonte aktiviteti.

“Jo vetëm në paraqitje, me një uniformë për t’u pasur zili, por dhe në gara, apo në qëndrimin në fshat ishim shembull, – ka deklaruar ai. – Duhet të dini që këto gara nuk ishin thjesht sport dhe rezultat, por dhe miqësi, solidaritet dhe bashkimi i të rinjve për një qëllim. Në fshat kishte vetëm një portë ku hynin e dilnin të gjithë si një mundësi për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të lidhur miqësi. Në ditët e fundit, kur misioni ishte përmbushur dhe të rinjtë ishin bërë miq të mirë, portat u hapën të gjitha. Edhe në pjesëmarrje ne ishim shumë herë më mirë se sa në Singapor”, – shtoi Ruli.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë dhe një mbledhje të Komisionit Teknik në KOKSH për një analizë të hollësishme të këtij aktiviteti pas së cilës do të shpërndahen dhe diplomat e mirënjohjes të marra në Kinë. “Ne kemi pasur dhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të organizimit të lojërave, atje ku patëm një bashkëbisedim të gjatë për rritjen e bashkëpunimit, – ka theksuar Ruli. – Jo vetëm kaq, por ajo që vumë re ishte infrastruktura moderne, pistat e gjitha me tartan, ndërsa një shtet që i tëri ishte vënë në dispozicion të këtyre lojërave.”

“Që do të thotë se në këtë pikë duhet të nisemi dhe ne për të mirën e sportit në vend”, ka vijuar kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës. Duke u ndalur në analizën e garave, Ruli thotë se sikur sot të ishte si 35 vjet më parë, atëherë kur në 1979 ai do të thyente rekordin kombëtar të kërcimit së gjati me 7.64 metra, në Nanxhing do të ishte kampion Olimpik. “Sepse fituesi i medaljes së artë nuk shkoi më shumë se 7.58 metra, që i bie logjikisht se unë do të isha fituesi i medaljes nëse do të ishte 35 vjet më parë”, – ka rrëfyer Ruli, duke u bërë nostalgjik.

“Përtej kësaj, Suad Bashku ka përmirësuar rezultatin e tij me tre centimetra, kurse Deliu ka bërë rezultat të dobët në 200 metra, – ka vijuar ai. – Në not, Noel Borshi ka përsëritur të njëjtin rezultat që ka pasur dhe në Romë. Në çiklizëm ka nevojë që të ndalemi gjatë, sepse në garat e “mauntën-bajk”-ut, apo dhe të BMX-it, sidomos në atë të kalimit me pengesa kemi garuar me dy çiklistë që janë të garave të rrugës. Atëherë çfarë ndodh? Në Tiranë, apo dhe në periferi të kryeqytetit mund të ndërtohet pista me dhe për garat e çiklizmit në kalimin me pengesa, apo dhe të “mauntën-bajk”-ut.”

“Sepse duhet të jemi të bindur se të rinjtë e sotëm, apo dhe fëmijët, e duan dhe e frekuentojnë një disiplinë të tillë, teksa shpesh i sheh mbi biçikletë nëpër Tiranë. Dhe jeni të bindur që ata, me talentin që kanë, mund dhe duhet të jenë fitues të medaljeve në këtë disiplinë. Pra e kam fjalën që me më shumë impenjim nga instancat shtetërore, të paktën për atë që pamë me sy në Kinë, edhe në Shqipëri mund të bëhen mrekullira dhe më pas të arrijmë ato rezultate që ne duam”, – theksoi ish-atleti.

“Me të mirat dhe të këqijat e veta, përfaqësimi në Kinë duhet konsideruar pozitiv”, – ka përfunduar Ruli, i ardhur të dielën nga Nanxhingu i Kinës.

Rezultatet e Shqipërisë në “Nanxhing 2014”

Çiklizëm

Kros Kauntri
Realdo Ramaliu vendi i katërt 3’20”015
Realdo Ramaliu vendi i 27-të 3’21”049

Kronometër Individuale
Ridion Kopshti vendi i 21-të 5’27”95

BMX
Realdo Ramaliu s’e përfundon garën
Realdo Ramaliu vendi i shtatë 49.846
Realdo Ramaliu vendi i gjashtë 48.580
Realdo Ramaliu vendi i gjashtë 48.316

Kros Kautri Olimpik
Ridion Kopshti katër xhiro prapa

Gara e rrugës
Ridion Kopshti vendi i 17-të 1h37’23”
Realdo Ramaliu vendi i 42-të 1h37’54”

Not

200 m flutur
Noel Borshi vendi i katërt 2’23”13

Atletikë

Kërcim Trehapësh
Suad Bashku vendi i 16-të 13.69 m
Suad Bashku s’e ka nisur garën

200 m
Eneida Deliu vendi i shtatë 27”31
Eneida Deliu s’e nis garën

Filipa Zheku, nga pista e prindërve, në pishinë Filipa Zheku, nga pista e prindërve, në pishinë

ASNN – Jo rastësisht Philippa Zheku merret me sport, pasi edhe dy prindërit e saj kanë qenë në Shqipëri prej shumë e vitesh atletë me Skënderbeun. Dhe vetëm pas vitit 1996 emigruan drejt Amerikës. Korçarë të famshme dhe një familje e nderuar ka qënë familja Zheku, ndërkohë që Orion Zheku është babai i Phlilippës, kurse mamaja Valbona Mançe (Zheku).

Babai i saj ka qënë atlet i hedhjes së çekiçit, ndërkohë që mamaja atlete e garave të shpejtësisë 100 dhe 200 m. Cdo moment të ditës, paçka se babai e ndjek më shumë, të dy prindërit shkojnë pas Zhekut. E çojnë në stërvitje madje edhe e stërvisin në momente kur duhet të stërvitet individualisht, ashtu siç po ndodh gjatë këtyre ditëve që ndodhen në Korçë.

Edhe ata kanë dëshirë të madhe që vajza e tyre të nderojë Shqipërinë një ditë dhe ta ngrejë lart flamurin shqiptar: “Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një familje sportistësh edhe vajza jonë ka marrë gjakun tonë edhe pse është notare në Amerikë. Ajo mezi pret të vishet kuqezi. Shpresojmë që ëndrra e saj të bëhet realitet për të qenë një ditë kampione absolute, pasi sot është vetëm 16 vjeç”, – thotë babai Orioni, që është njeriu që e dëshiron shumë më shumë vajzën ta shohë atje ku edhe ai ëndërron.

Me pak fjalë në Shqipëri sapo është kthyer një yll.

Rezultatet e Philipa Zheku në korrik 2014 në Florida

200 m katërnotim    2’36”
100 m stil i lirë        1’02”65
100 m flutur        1’09”73
200 m shpinë        2’30”13
100 m shpinë        1’11”02

Thirrja e Abazit, një apel për dashamirësit e Dinamos Thirrja e Abazit, një apel për dashamirësit e Dinamos

Ish-sulmuesi blu dhe i kombëtares i quan të gjithë heronj që kanë kontribuar për këtë fanellë: “Ftesa ime është për të gjithë, bëni të pamundurën për ngjitjen e skuadrës në Superiore”. Dinamo me tre vjet qëndrim në Kategorinë e Parë, por me pak shpresa për t’u ngjitur në Superiore, duket sikur i ka vënë në siklet të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë fanellë. Është një histori 64-vjeçare, që ka brenda 18 tituj “kampion”, 13 Kupa të Shqipërisë, 2 Superkupa, por mbi të gjitha një pjesëmarrje për t’u pasur zili në arenën ndërkombëtare, sidomos në Kupat e Evropës dhe ato Ballkanike.

Jo vetëm kaq, por janë shumë emra lojtarësh dhe trajnerësh, të cilët kanë bërë lavdinë e këtij klubi, që gjithsesi nuk e meritonte të lëngonte në këtë mënyrë. Sot nuk është në shtëpinë e tij. Sot nuk ka më një siguri për financat, që sigurisht pas largimit të ish-presidentit Besnik Sulaj më 2011-ën (është koha më e artë e Dinamos me të, sepse mori tre tituj “kampion” më 2001-2002, 2007-2008 dhe 2009-2010) dhe njëkohësisht rënies në Të Parën janë minimizuar. Sot vuan për të gjetur futbollistë cilësor, të cilët do ta marrin përdore këtë skuadër për ta çuar në elitën e futbollit shqiptar.

Dhe kur të gjithë ata që kanë bërë historinë e kësaj skuadre janë larguar dhe nuk marrin kurajën për ta ngritur zëri se Dinamo, ajo që ka qenë një ndër furnizuesit kryesorë të ekipeve kombëtare, duhet çuar në Superiore dhe duhet të jetë përsëri e fortë, një zë vjen nga larg Shqipërisë. Dhe ky është Eduard Abazi, ish-sulmuesi i Dinamos dhe  kombëtares shqiptare. Pikërisht në një letër drejtuar të gjithë dinamovitëve, që është shpërndarë nëpërmjet “Facebook”-ut, Abazi i ka bërë thirrje të gjithë: “Shpëtojeni Dinamon!”.

Për hir të historisë së bluve… shpëtojeni Dinamon…! Për hir të historisë së bluve… shpëtojeni Dinamon…!

Kur të gjithë ata që kanë bërë historinë e kësaj skuadre janë larguar dhe nuk marrin kurajën për ta ngritur zëri se Dinamo, ajo që ka qenë një ndër furnizuesit kryesorë të ekipeve kombëtare, duhet çuar në Superiore dhe duhet të jetë përsëri e fortë, një zë vjen nga larg Shqipërisë. Dhe ky është Eduard Abazi, ish-sulmuesi i Dinamos dhe kombëtares shqiptare. Pikërisht në një letër drejtuar të gjithë dinamovitëve, që është shpërndarë nëpërmjet “Facebook”-ut, Abazi i ka bërë thirrje të gjithë: “Shpëtojeni Dinamon!”.

Ja çfarë shkruan Abazi në letrën e tij, që dje është shpërndarë nga “Blue Boys” dhe “Unë jam dinamovit”:

“Përshëndes të gjithë dinamovitët dhe i bëj një ftesë të gjithëve që e dëshirojnë futbollin që të bëjnë të pamundurën për ta çuar këtë skuadër në Kategorinë Superiore. Po del qartë dhe është e padiskutueshme se pa Dinamo edhe ekipet kombëtare e ndjejnë diferencën e rezultateve. Mbetem me shumë shpresë që të gjithë dinamovitët do të fillojnë të gjejnë mundësinë për të krijuar një Dinamo ashtu siç e dëshirojnë të gjithë. Të mos presin, por të kërkojnë ide e të bashkohen me një program të suksesit, atje ku të mendojnë që Dinamo i përket të gjithëve. Përfitoj nga rasti të falënderoj klubin “Dinamo”, tifozat e kësaj skuadre, që janë më të kulturuarit e këtij vendi. Të gjithë ata që kanë luajtur me mua dhe stërvitur po me mua, por dhe ato që punojnë në këto momente të vështira të klubit, mund të quhen pa frikë heronjtë e Dinamos. Kudo që kam kaluar dhe po jetoj, Dinamo është në zemrën time. Shpresoj që ky koment të më kthejë një përgjigje konkrete, të dëshiruar për një kthim urgjent të Dinamos në “Top-Listën” e futbollit shqiptar”.

Kjo ka qenë letra e Abazit, ndërsa Dinamo në tërësinë e vet i mungon të gjithë futbollit shqiptar, ndaj dhe duhet kthyer atje ku e ka vendin. Sepse ka qenë në majën dhe në elitën e top-këmbës shqiptare.

* Ish-futbollist i Dinamos dhe ekipit kombëtar

Besëlidhja / Xhorxheviç: Nuk na tremb Teuta në Kupë Besëlidhja / Xhorxheviç: Nuk na tremb Teuta në Kupë

ASNN – “Edhe pse jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes për kampionatit, ne jemi duke vazhduar të stërvitemi me intensitet, ndërsa jemi duke djersitur në fushë, – ka deklaruar futbollisti sllav i lezhjanëve, Xhorxheviç. – Sigurisht që veç ndeshjeve të kampionatit, nuk do të lemë në harresë dhe Kupën e Shqipërisë, kur shorti na ka vënë përballë Teutës.”

“Kjo përballje me Teutën e Superiores nuk na tremb, përkundrazi na motivon më shumë për të dhënë më të mirën në kampionat, – ka vijuar ai. – Ne do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen e parë në fushën tonë për të pretenduar më pas dhe të kualifikohemi. Grupi ynë është duke u formuar, ndërsa kemi në skuadër lojtarë si Gruda, Marashi, Gjokea, Noka, Allamani, Dibra, Puka etj, që dinë të luajnë mirë dhe të japin gjithçka për Besëlidhjen.” “Motivi ynë është fitorja në çdo ndeshje”. Ky ishte mendimi i Xhorxheviçit, ndërsa duke përfunduar do të deklaronte: “Ndeshja e parë me Burrelin në Lezhë do të jetë një motiv më shumë për ne për të arritur fitoren, e cila do të jetë dhe për ndeshjet e tjera në këtë kampionat.”

Apolonia / Canka: Goli ndaj Partizanit, ndjesi e veçantë! Apolonia / Canka: Goli ndaj Partizanit, ndjesi e veçantë!

ASNN – Canka ka qenë mrekullia e Apolonisë. Sulmuesi i ardhur nga verdhejeshilët, me një “euro-gol”, i jep trepikëshin e parë fierakëve të Demirajt. 11-metërshi i humbur nga Nexhipi, por dhe kartoni i kuq i Dishlievit rëndojnë të kuqtë e Duros.

Mikel Canka është heroi i ditës për Apolonisë, ndërsa ka shënuar golin e tij të parë me fanellën verdhejeshile, por jo vetëm kaq edhe golin e parë të sezonit për fierakët. Mikel Canka e ka treguar që e ka “zanat” shënimin e golave.

“Ndihem i lumtur që shënova, sepse kjo do të më ndihmojë edhe në ndeshjet e tjera, – ka deklaruar ai pas ndeshjes. Më tepër jam i kënaqur që goli na dha fitoren. Të shënosh ndaj Partizanit, është një ndjesi e veçantë.”

“Unë dua të falënderoj tifozët tanë që na kanë mbështetur fuqishëm, shokët e skuadrës dhe trajnerin dhe them me bindje se kjo ndeshje do të na vlejë mjaft në aspektin psikologjik. Duam ta shijojmë këtë fitore”, – ka përfunduar autori i golit, Mikel Canka.


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh