CAS apo gjykata civile? Një gjermane sfidon sistemin e drejtësisë sportive

Share Button

CAS-logo

AlbanianSport.com 17.02.2016 13:50

ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (e njohur si CAS apo TAS) ka shërbyer për dhjetëra vjet si gjyqtari i fundit në konfliktet e ndryshme sportive nëpër botë, duke marrë me mijëra vendime. Kjo gjykatë i kishte lejuar Oskar Pistoriusit të vraponte kundër atletëve me aftësi të plota dhe mbajti në fuqi pezullimin e çiklistit Flojd Lendis për doping dhe po ashtu i mohoi Luis Suarezit që të përmbyste pezullimin e tij nga futbolli për kafshim të kundërshtarit në Botërorin 2014, shkruan media e mirënjohur amerikane “Nju Jork Tajms” (NYT).
Të gjitha federatat kombëtare, komitetet olimpike dhe Agjencia Botërore e Antidopingut njohin supremacinë e kësaj gjykate me seli në Lozanë të Zvicrës. Federatat kombëtare dhe ndërkombëtare firmosin marrëveshje me sportistët se, në rast të kontestimeve, kompetente janë gjykatat sportive. Përndryshe sportistët nuk mund të garojnë. Dhe kjo është ajo që po shqetëson një sportiste të madhe gjermane. Patinatorja e shpejtësisë nga Gjermania është shumë pranë përmbysjes së të gjithë këtij sistem të drejtësisë sportive.
Klaudia Pekshtajn, olimpistja më e dekoruar e Gjermanisë në sportet dimërore, ka sfiduar korrektësinë e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në një gjykatë civile në Gjermani dhe vendimi muajin e ardhshëm mund të ndryshojë në mënyrë drastike se si vendoset drejtësia në sport. Nëse ajo ngadhënjen, atëherë sportistët mund të vendosin të shmangin rrugën e zakonshme drejt gjykatave sportive dhe të adresojnë rastet në gjykatat civile kombëtare, një mendim radikal duke marrë parasysh sistemet e ndryshme të drejtësisë nëpër botë.
“Nëse dalim të suksesshëm, atëherë gjithë sportistët mund të mendojnë për të shmangur CAS-in”, – ka thënë Tomas Sumerer, një nga avokatët e Pekshtajnit. Mbetet për t’u parë sesa do t’ia dalë sportistja në fjalë dhe sesa do të jetë e pranueshme për kominutetin e sportit zgjedhja që do të japë gjykata gjermane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh