Canaj: Nderimi nga FSHF-ja, për gjithë brezin tim, të viteve 1982-1990 (I)

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2019 23:05

ASNN – Futbolli shqiptar arriti një pikë kulmore në përfaqësimin ndërkombëtar gjatë vitit 2016 me pjesëmarrjen e kuqezinjve në finalet e Evropianit, zhvilluar në Francë. Shumë merita për këtë kualifikim pati jo vetëm trajneri Xhovani De Biazi, por njëherësh edhe mbështetja që i dha ekipit Federata Shqiptare e Futbollit e veçanërisht vetë presidenti Armand Duka, duke ia plotësuar ekipit të gjitha kushtet.

Megjithatë, brezi i artë i futbollistëve konsiderohet ai i viteve 80-të të shekullit të kaluar, një brez lojtarësh fantastikë, me kualitet të lartë teknik dhe që ia dolën të luanin edhe jashtë vendit pas rënies së regjimit. Pak ditë më parë FSHF dekoroi disa prej lojtarëve të këtij brezi me certifikatën “Legjenda të futbollit shqiptar”, e midis tyre dhe Agim Canajn, njërin prej njohësve më të mirë të futbollit tonë.

Në fakt, ka një paradoks në Shqipëri, ku trajnerë bëhet kushdo, mjaftojnë ca lidhje nepotike apo interesash me presidentët e klubeve dhe kryetarët e bashkive, e ish-figura të futbollit dhe specialistët e mirëfilltë si Canaj presin, duke dëshmuar se jetojmë në kohë çudirash.

Në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”, “Legjenda e futbollit shqiptar”, Agim Canaj, kujton dhe komenton disa anë pozitive të strukturimit të futbollit dekada më parë e më pas, dëmtimin e rëndë të infrastrukturës, por edhe pritshmëritë e sezonit aktual futbollistik. AlbanianSport.com do t’jua sjellë këtë intervistë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Pak javë më parë, së bashku me disa prej ish-lojtarëve të shquar të viteve 80-të ju u vlerësuat nga FSHF me dekoratën “Legjenda e futbollit shqiptar”. Çfarë do të thotë për ju ky vlerësim dhe si e keni pritur atë?

– Vlerësimi erdhi në kuadër të një nisme të Federatës Shqiptare të Futbollit për të nderuar figurat sportive që kanë pasur rezultate të larta. Të gjithë ne, përfshi mua, apo dhe Perlatin (ish-portieri legjendar i Partizanit, Perlat Musta) patëm vlerësim të veçantë. Rezultatet e larta të atyre viteve janë arritur me mund e me djersë. E vërteta është se në atë periudhë pati një brez futbollistësh mjaft të mirë dhe, për hir të së vërtetës, sistemi i kaluar i vlerësonte arritjet sportive. Megjithatë, ky vlerësim ishte njëherësh meritë e FSHF-së dhe e presidentit Duka që na vlerësuan si “Legjenda të futbollit shqiptar”, një vlerësim që unë do ta quaja të merituar për brezat e futbollistëve. Unë kam qenë kapiten i skuadrës kombëtare Shpresa (Nën-21-vjeçarëve), një ekipi që shkoi deri në çerekfinale të Evropianit. Kemi eliminuar Gjermaninë Perëndimore, e cila në ato vite ishte një skuadër e mbushur me yje. Ishte një arritje e madhe e futbollit tonë në ato vite, një arritje që edhe sot duket e pamundur. Kam luajtur me Dinamon 10 vjet, ku kam fituar kupa e kampionate, por kam luajtur dhe me skuadrën kombëtare në një periudhë të artë të saj. Këto vlerësime, janë stimuj edhe për brezat e tjerë që kanë luajtur me ekipet përfaqësuese. Mos harrojmë që në atë kohë nuk na lejohej të luanim jashtë, kurse sot lojtarët e mirë e kanë këtë mundësi. Nga viti 1982 deri në vitin 1990, Shqipëria ka pasur një brez futbollistësh të talentuar dhe kanë qenë disa skuadra që kishin grupe lojtarësh mjaft cilësorë, si Dinamo, Partizani, Tirana, Vllaznia, Flamurtari, por edhe Luftëtari i Gjirokastrës. Ishte një brez lojtarësh i datëlindjes 1958-1964, brezi i artë i futbollit shqiptar. Kjo vijoi deri në vitin 1991, por një pjesë e këtyre futbollistëve vijuan të luanin edhe më vonë si Josa, Demollari, Kushta, apo edhe më të rinjtë si Strakosha etj, të cilët provuan të luanin jashtë si në Rumani, Greqi etj. Rivaliteti në atë periudhë ka qenë maksimal dhe nuk ishin vetëm klubet e lartpërmendura, por edhe ekipet kombëtare të moshave që prezantuan një nivel të lartë loje, gjithmonë brenda kontureve të kohës.

 

– Çfarë e bënte të veçantë këtë brez?

– Unë mendoj se ka pasur shumë talente dhe është bërë një punë e madhe, e studiuar dhe me mjaft pasion.

 

– Gjithë problemi qëndron tek klubet. Ka pasur “fidanishten” e vet secili klub, gjë që sot duket e paarritshme. Si dhe sa ka ndikuar dhe po ndikon ky fenomen?

– Klubet kishin skuadrat e tyre zinxhirë, ndërsa sot nuk punojnë sa duhet. Klubet e Dinamos dhe të Partizanit vareshin nga ministritë, respektivisht e policisë dhe e ushtrisë, dhe ata grumbullonin shumë elementë nga e gjithë Shqipëria, pra kishin shumë talente dhe mundësi zgjedhjeje. Por talenti ka qenë i madh edhe tek Tirana, e cila ka pasur traditë të fortë të prodhimit të lojtarëve cilësorë, apo dhe në Shkodër, Vlorë, Elbasan e gjetkë. Flasim për një periudhë që pati talente të shumta. Kishte profesionalizëm të ndërtuar në themel. Për shembull, tek Dinamo, të cilën unë e njoh shumë mirë, kishte kushte profesioniste. Dinamo kishte një kompleks nga më të mëdhenjtë në Ballkan, një kompleks sportiv i shtrirë në 8 hektarë dhe i kompletuar. Unë kam luajtur edhe jashtë, por pak vende kanë komplekse sportive të tilla të fuqishme. Partizani kishte kompleksin e vet, edhe Tirana gjithashtu. Terreni është baza, por edhe disiplina, serioziteti dhe vëmendja e vetë shtetit për të pasur sport masiv e të zhvilluar. Sot këta komplekse janë bërë copë e çikë, kemi vetëm betonizim. S’është lënë aspak vend për terrenet sportive dhe unë gëzohem që të paktën kompleksi sportiv i Dinamos, ka mbetur pa u ndryshuar si destinacion. Nuk e ka Dinamo, por është ende pjesë e sportit dhe kjo është pozitive. Ndryshe ndodhte me atë sistem, i cili investonte në sport, kurse sot ka ardhur koha e interesave ekonomike. Shteti investon pak dhe sporti nuk është më prioritet, për pasojë kemi dhe këto fenomene negative në aspektin zhvillimor të futbollit.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh