Canaj: Ky kampionati i mbrojtjeve, Panuçi, “thikë me dy presa” (III)

Share Button

AlbanianSport.com 08/01/2019 23:30

ASNN – Futbolli shqiptar arriti një pikë kulmore në përfaqësimin ndërkombëtar gjatë vitit 2016 me pjesëmarrjen e kuqezinjve në finalet e Evropianit, zhvilluar në Francë. Shumë merita për këtë kualifikim pati jo vetëm trajneri Xhovani De Biazi, por njëherësh edhe mbështetja që i dha ekipit Federata Shqiptare e Futbollit e veçanërisht vetë presidenti Armand Duka, duke ia plotësuar ekipit të gjitha kushtet.

Megjithatë, brezi i artë i futbollistëve konsiderohet ai i viteve 80-të të shekullit të kaluar, një brez lojtarësh fantastikë, me kualitet të lartë teknik dhe që ia dolën të luanin edhe jashtë vendit pas rënies së regjimit. Pak ditë më parë FSHF dekoroi disa prej lojtarëve të këtij brezi me certifikatën “Legjenda të futbollit shqiptar”, e midis tyre dhe Agim Canajn, njërin prej njohësve më të mirë të futbollit tonë.

Në fakt, ka një paradoks në Shqipëri, ku trajnerë bëhet kushdo, mjaftojnë ca lidhje nepotike apo interesash me presidentët e klubeve dhe kryetarët e bashkive, e ish-figura të futbollit dhe specialistët e mirëfilltë si Canaj presin, duke dëshmuar se jetojmë në kohë çudirash.

Në intervistën e dhënë për gazetën “SOT”, “Legjenda e futbollit shqiptar”, Agim Canaj, kujton dhe komenton disa anë pozitive të strukturimit të futbollit dekada më parë e më pas, dëmtimin e rëndë të infrastrukturës, por edhe pritshmëritë e sezonit aktual futbollistik. AlbanianSport.com do t’jua sjellë këtë intervistë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e 3-të dhe e fundit.

 

… vijon nga dje

 

– Kemi folur shpesh për “armën” e munguar të këtij kampionati, sulmin. Asnjë skuadër nuk shënon mjaftueshëm. Të gjitha, përfshi dhe ekipet kryesuese, mendojnë vetëm për mbrojtjen. Pse kështu?

– E drejtë, reparti më i fortë duket të jetë mbrojtja. Sepse falë lojës mbrojtëse e kundërsulmit ekipet kanë arritur të marrin maksimumin. Ndërkohë, nuk duhet të harrojmë faktin se më parë në kampionat kemi pasur lojtarë si Cikalleshi, Salihi, Ekuban, Pejiç, Soue, Abazaj, Guri etj, por që tani nuk janë më pjesë e Superiores. Që të kesh sulm të fuqishëm duhet të kesh goleadorë të fuqishëm. Por lojtarët e golit janë shumë të kërkuar, ikin jashtë, për pasojë kampionati shqiptar s’e ka shansin të ketë lojtarë të mirë goli. Finalizimi i skuadrave lë për të dëshiruar, prandaj trajnerët vendosin t’i kushtohen lojës mbrojtëse. Shumica kështu i kanë marrë pikët, por ky është një problem i madh për vazhdimësinë e garës. Kukësi që ndërhyri duke marrë Shkurtajn ka tani një shans më shumë sesa Partizani, të cilin e shoh me probleme në këtë drejtim.

 

– Dy fjalë për trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi. FSHF vendosi ta mbajë në krye të kuqezinjve, ishte vendim i mirë apo i keq?

– Zgjedhja e trajnerit të Kombëtares është atribut i Presidentit të Federatës, pra i Dukës. Shumë gjëra varen nga kontrata. Në rastin e De Biazit, edhe pse në fillim kishte goxha skepticizëm, rezultoi kontratë e suksesshme, pasi ne arritëm në Evropian. Kurse me Panuçin situata paraqitet ndryshe. Si lojtar, Panuçi padyshim ka qenë ndër më të mëdhenjtë, por si trajner nuk ka dhënë shenja të tilla. Rezultatet nuk i dhanë të drejtë dhe ky është fakt. Por kjo është si thika me dy presa, pasi ne nuk mund të sigurohemi që një tjetër do të bënte më mirë. Mendoj se u veprua mirë, sepse atij iu dha besim, grupi po përmirësohet dhe shumë lojtarë që ishin të dëmtuar do të kthehen. Një farë stabilizimi në lojë dhe në formacion pritet të ndodhë, kështu që Panuçi këtë herë nuk do të ketë më justifikime, as të “qara”, atij do t’i kërkohen rezultate konkrete. Nga ana tjetër, u bë mirë sepse vetë trajnerit dhe skuadrës iu hoq stresi dhe, me sa di unë, kanë qenë vetë futbollistët që e kanë kërkuar qëndrimin e tij. Problemi i Panuçit është krahasimi me De Biazin, kjo pasi ne kemi arritur një majë në vitin 2016, madje në një grup më të vështirë. Dhe Panuçi e di që tani ne kemi pretendime të rritura, atij i duhet të kualifikohet në Evropian dhe unë besoj se, pavarësisht se grupi është i vështirë, kemi shanset për të shkuar në Euro-2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh