Canaj: Formula duhet rishikuar, puna me të rinjtë, shkak i cilësisë

Share Button

Agim-Canaj-Vllaznia-ohuu

Adriatik Balla 19.05.2015 12:05

Futbolli ynë ka problemet e veta serioze dhe ai ka ndjekur të njëjtën kurbë që ka pasur shoqëria jonë në tërësi këto 25 vjet, ku qartazi evidentohet mungesa e organizimit, infrastrukturës dhe investimeve afatgjata, shoqëruar me një dembelizëm dhe parazitizëm në rang institucionesh sportive dhe mjerim në fushën e trajningut dhe kërkimit shkencor.

Ndërkohë, edhe pse në media flitet shpesh se ky kampionat është më i forti dhe më i bukuri i këtyre viteve, ka shumë syresh, madje trajnerë e specialisë, që dinë të bëjnë dallimin, të cilët mendojnë të kundërtën, ose të paktën dinë të nxjerrin në pah mangësitë, për të na kujtuar se jo çdo qëndrim që mban federata dhe një pjesë e klubeve është i vërtetë.

Meqë ndodhemi në fund të garës, llogaritë kanë nisur të bëhen, për më tepër që kjo javë është vendimtare për skuadrat që synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Kështu mendon dhe ish-futbollisti i përfaqësueses dhe trajneri i disa skuadrave në Superiore, Agim Canaj. Kuptohet që fjalët e mira të Canajt shkon në veçanti për Skënderbeun.

Sipas tij, korçarët ishin ekipi që bindi më shumë këtë sezon, pa harruar Kukësin dhe Laçin që i përshkroi si skuadra që bënë një garë interesante. Cana analizon me hollësi edhe detajet, ka vërejtjet e tij për shumë gjëra në kampionat, si dhe ndalet në një vështrim jo përciptazi mbi Kombëtaren dhe pritshmëritë e saj.

Në vijim, AlbanianSport.com ju sjell pjesën e dytë të intervistës që ish-futbollisti i përfaqësueses dhe trajneri Agim Canaj, ka dhënë për të përditshmen shqiptare, Gazetën “SOT”. Ndërsa dje ka qenë pjesa e parë.

 

… vijon nga dje

 

– Është folur shumë për kampionatin e sivjetëm. Ju e dini që në media ky kampionat po përflitet si më cilësori i shumë viteve, për shkak të rivalitetit. Kam një pyetje të drejtpërdrejtë: A është ky kampionat më i forti, apo keni rezerva?

– Çdo kampionat ka të mirat dhe të këqijat e veta. Për mendimin tim, një e metë e madhe e garës këtë sezon lidhet me Flamurtarin dhe Vllazninë që bënë garë boshe, duke demoralizuar sportdashësit. Kjo ishte diçka shumë e rëndë. Për mua ky është një kampionat që duhet menduar thellë. Nuk e mohoj që pati rivalitet, por duhen 8-9 ekipe që pretendojnë titullin. Por rivaliteti ishte i dukshëm vetëm ndërmjet skuadrave pretendente, kurse ekipet e tjera ishin “autostradë” për ekipet e mëdha. Prandaj them se duhet parë kjo punë me seriozitet.

 

– Po hidhni dyshime për cilësinë e formulës. Mendoni se kemi nevojë për formulë tjetër me shtim skuadrash?

– Nëse do të kishim më shumë ekipe s’do të krijoheshin shumë diferenca si tani. Mendoj se duhet rregulluar diçka, se diferencat që janë krijuar mes grupit të kreut dhe atyre që s’kanë motiv është shumë e madhe, deri në kufijtë e të papranueshmes. Mendoj se në rrethana të tjera mund të kishte më shumë rivalitet, ose të gjejmë mekanizmat për përmirësimin e situatës. Në këtë kuadër, mendoj se më shumë ekipe në garë është më mirë.

 

– Kemi folur shumë për problemin që kanë klubet me elementin e ri. in që kanë klubet me elementin e ri. Pra prurjet e reja mungojnë. Si do të zgjidhet ky problem?

– Ky problem që ju shtroni dhe që dihet tashmë, është “Thembra e Akilit” për kampionatin shqiptar dhe futbollin tonë në tërësi. Ky është një problem i “demokracisë”, ku klubet në masë të madhe u shkatërruan. Ekipet ecin përpara duke blerë lojtarë, por vetë nuk prodhojnë. Natyrisht, aty ku nuk ka lekë, ekipet do të çalojnë. S’kanë nivel dhe mua më vjen keq për disa ekipe që kanë pasur një traditë të çmuar. Kjo historia me bashkitë mendoj se duhet të marrë fund, pra futbolli ynë duhet të futet në rrugë profesioniste. Unë mendoj se kjo gjendje do të vijojë të thellohet, prandaj nevojitet investim dhe kohë.

 

– Është shkruar këto ditë që nga 8 sulmuesit kryesorë, pra ata që kanë shënuar më shumë gola, 7 janë të huaj dhe vetëm një vendas (Elis Bakaj). A është kjo një shenjë që kampionatit tonë po i mungojnë sulmuesit vendas? Pra, a ka një mungesë prodhimi të sulmuesve cilësorë nga klubet tona?

– Ky është një fenomen që ndodh në Shqipëri dhe futbolli ynë ka vuajtur në këtë drejtim. Mos harrojmë se edhe Bakaj erdhi nga një kampionat jashtë vendit dhe bën diferencë. Sezonin e shkuar kishim Balajn dhe Cikalleshin, që e rrisnin cilësinë, por është fakt që lojtarët e mirë largohen. Nëse ka lojtarë që luajnë në nivel më të lartë shohin mundësi të reja jashtë vendit. Ky fenomen nuk është i tanishëm, ka kohë që është shfaqur dhe fatkeqësisht futbolli ynë e vuan këtë. Është çështje organizimi, gjë që na mungon shumë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh