Bylisi përmbys Vllazninë, fiton 2-1 në Shkodër, Kukësi-Apolonia 1-1

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2021 15:10

ASNN – Luhen dy të parat e javës së 24-t të Superiores, Bylis shtang Vllazninë me përmbysje, fiton 2-1 në Shkodër, Kukësi, vetëm 1-1 me Apoloninë. Vllaznia është ndalur në Shkodër, duke u mundur 1-2 të premten përballë Bylisit dhe duke rrezikuar seriozisht vendin e parë. Sipas raporteve paraprake, kjo humbje i ka kushtuar stolin edhe trajnerit Tomas Brdariç, i cili shkarkuar. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Ndërkaq, edhe Kukësi nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Apolonisë, ndërsa 3 ndeshjet e tjera luhen të shtunën. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të premten pasdreke dy ndeshjet e para të javës së 24-t, duke dhuruar dy rezultate të papritura. Kështu, Vllaznia është ndalur në Shkodër, duke u mundur 1-2 përballë Bylisit dhe duke rrezikuar seriozisht vendin e parë në pritje të 3 ndeshjeve të tjera të së shtunës.

Shkodranët e mbyllën pjesën e parë në epërsi minimale, me një gol të Dilaverit. Por miqtë nga Ballshi përmbysën gjithçka në të dytën, duke barazuar shifrat me një gol të Spahiut e duke vijuar më pas të sigurojnë fitoren me një 11-metërsh të diskutueshëm në minutën e dytë shtesë, të shndërruar në gol nga Antoni Bexhi. Ndërkaq, edhe Kukësi nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 1-1 në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Apolonisë.

Ndonëse ka mbetur me 10 lojtarë në minutën e 42-të, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit, verilindorët do ta mbyllin pjesën e parë në epërsi. Kjo, falë 11-metërshit të saktë të Ibraimit në minutat shtesë. Por 5 minuta para fundit, Apolonia gjen golin e barazimit me anë të Gjatës, duke marrë një pikë të vyer. 3 takimet e tjera të javës së 24-t luhen të shtunën dhe spikat derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, që luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi”, duke nisur nga ora 13:00.

Ndërsa në të njëjtën kohë luhet në Korçë përballja Skënderbeu-Laçi. Takimi i fundit është ai që nis në Durrës në ora 16:00, midis Teutës dhe Kastriotit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh