AlbanianSport.com 14.01.2015 21:45
ASNN – Lorenc Shehaj, i cili në pjesën e parë të sezonit ka luajtur për Luftëtarin, tashmë është bërë zyrtarisht pjesë e Bylisit.
Në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër numri i të ardhurve në skuadrën ballshiote ka shkuar katër.
Pas Liçajt, Pepajt dhe Xhafës, tashmë dhe Lorenc Shehaj, ndërsa për skuadrën e Roland Nenajt do të ketë dhe afrime të tjera, të cilat do të bëjnë të mundur realizimin e objektivit, kalimin e Bylisit në Superiore.