AlbanianSport.com 28.02.2015 11:35
ASNN – Bylisi ka kryer përgatitjet e fundit përpara ndeshjes me Dinamon, të cilën do ta luajë në “Pezë-Helmës”. Trajneri Roland Nenaj dhe ndihmesat e tij i kanë dhënë instruksionet e fundit skuadrës përpara ndeshjes me blutë, atje ku kërkohet fitorja.
Në formacion, përveç Brunild Pepës, i cili është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, të gjithë të tjerët janë të gatshëm për trajnerin Nenaj. Që do të thotë se pritet të jenë një formacion bindës përballë Dinamos.
Ndërkohë ballshiotët kanë kërkuar numrin e saktë të tifozëve që do të vijnë në mbështetje të Bylisit, edhe sepse klubi ka vënë një autobus falas.