AlbanianSport.com 16.02.2015 10:40
ASNN – Tjetër hap fals për Sopotin e Librazhdit dhe këtë javë gjithçka ka ndodhur në sfidën e luajtur kundër Bylisit në qytetin e Peqinit. Synimi i vetëm i librazhdasve ishte marrja e tre pikëve dhe kjo ishte bërë domosdoshmëri pas humbjes së pësuar një javë më parë në Berat. Por siç duket goditja psikologjike për të marrë tre pikë me ngulm nuk ka shërbyer për mirë. Tensioni dhe grindja e ka shoqëruar sfidën, atje ku ka pasur përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve dhe gjyqtarit kryesor për vendimet e marra.
Tensioni arriti kulmin në momentin kur lojtarët e Sopotit braktisën fushën në shenjë proteste për gjykimin e ndeshjes. Por sfida do të rifillojë sërish pas disa minutave ndërprerje. Skuadra e Bylisit zbret në fushë për të luajtur futboll dhe për të marrë më të mirën dhe në fund ia arrin me sukses, pasi goli i shënuar në minutën e 74-t nga Pepa ka vendosur dhe fatin e ndeshjes. Djemtë e Stojkut duket se nuk kanë dhënë shumë në këtë ndeshje, pasi nuk kanë arritur të vënë shumë në vështirësi portën e Bylisit, kjo edhe për shkak të tensionit që shoqëroi gjithë ndeshjen.
Pjesa e parë e tërë e dominuar nga vendasit është prishur për një 11-metërsh të mohuar, sipas librazhdasve, atje ku gjithçka u kthye në tension dhe për pasojë janë ndëshkuar dy futbollistë të Sopotit me kartonë të verdhë. Ndërkohë që nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ballshiotët. Raste të arta shënimi patën sulmuesit librazhdas, por kanë gabuar shënjestrën dhe nuk kanë shënuar dot. Edhe në pjesën e dytë djemtë e Sopotit ishin më ngulmues, por nuk arritën të sillnin rezultat.
Hajdari, i hedhur në fushë pjesën e dytë, godet mjaft mirë, por Kaloshi, portieri i Bylisit, bën një pritje mjaft të bukur. Në të 74-n minutë, nga një gabim i lojtarëve të Sopotit, vjen dhe goli nga Pepa që vendos ndeshjen. Pas kësaj humbje edhe tifozët e shumtë librazhdas, që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin e tyre, ishin mjaft të zhgënjyer dhe kërkonin largimin e trajnerit Stojku dhe gjithë fajin e humbjes ia faturonin atij.
Sopoti – Bylis 0-1
Shënues: Pepa 74′
Sopoti: Lamellari, Polisi, Malaj, Idrizaj (Hajdari 79’), Lezi, Çaushaj, Begaj, Kastrati, Ballkoçi (Dhima 46’), Kllogjëri (Lamaj 69’), Çarls. Trajner: G. Stojku
Bylis: Kaloshi, Gjombrataj, Kuçi, Xhafa, Buzi, Shehaj (Basriu 80’), Sako, Gavazaj (Muça 46’), Hoxha (Liçaj 69’), Pepaj. Trajner: R. Nenaj
Gjyqtarë: K. Shahini, F. Elezi, A. Demiraku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Çarls, Lezi / Shehaj, Kaloshi
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 14-të
(14 shkurt 2015)
Butrinti – Naftëtari 2-1
Dinamo – Tomori 1-0
Luftëtari – Pogradeci 2-1
Shkumbini – Lushnja 0-0
Sopoti – Bylis 0-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 14 7 4 3 18-8 25
- Dinamo 14 6 5 3 18-12 23
- Butrinti 14 6 4 4 18-9 22
- Bylis 14 6 2 6 16-16 20
- Pogradeci 14 5 4 5 11-11 19
- Sopoti 14 5 4 5 13-18 19
- Tomori 14 6 3 5 12-13 18
- Luftëtari 14 5 2 7 11-16 17
- Shkumbini 14 4 2 8 15-20 14
- Naftëtari 14 2 6 6 10-19 12
(Tomorit i janë 3 pikë nga renditja me vendimin e FIFA-s për rastin “Vrucina”)