AlbanianSport.com 10.01.2015 07:55
ASNN – Bylis pret katër blerje nga Kategoria Superiore. Të paktën kështu ka lajmëruar faqja në “Facebook” e KF Bylisit, ndërsa Lejdi Liçaj është blerja e parë e ballshiotëve.
Futbollisti që vjen nga Flamurtarin, ka firmosur dje kontratën me presidentin Kapllanaj dhe menjëherë është në dispozicion të skuadrës së drejtuar nga Roland Nenaj.
Bylisi sot do të ketë miqësoren e parë të vitit 2015, atë ndaj Apolonisë së Kategorisë Superiore.
Ndërkaq, është planifikuar provimi i të gjithë atyre që do të jenë pjesë e skuadrës ballshiote në vazhdim e kampionatit.
Me të katër këto përforcime nga Kategoria Superiore, Bylisi pretendon që sezonin e ardhshëm të jetë në elitë.