AlbanianSport.com 01.10.2014 11:40
ASNN – Bylisi do të jetë thjesht për formalitet në Kupën e Shqipërisë, ndërsa sot do të jetë përballë Luftëtarit në Gjirokastër. Klubi ballshiot, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”, “KF Bylis”, ka deklaruar se objektivi kryesor është kampionati dhe ngjitja e skuadrës në Kategorinë Superiore.
Kupa e Shqipërisë, në këto kushte, është në plan të dytë. “Ndaj ne, – thonë ballshiotët në postimin e tyre në rrjetin social, – do të jemi për formalitet në Kupën e Shqipërisë dhe për të respektuar garën.”
Ndërkohë ndeshja e javës së dytë në kampionat është Shkumbini-Bylis, kurse ballshiotët kanë falënderuar Bashkinë e Ballshit, e cila me ato pak mundësi është duke u kujdesur për skuadrën.
“Të tjerët që e duan Ballshin kujtohen një herë në katër vjet. Ndaj u bëjmë thirrje të kujtohen sa nuk është vonë”, kanë përfunduar ballshiotët.