AlbanianSport.com 21.01.2015 11:35
Bylis ka ndërruar kundërshtarin e miqësores për sot, ndërsa sipas shpjegimeve të ballshiotëve në faqen e “Facebook”-ut, KF Bylis, fusha e stadiumit të Peqinit ka qenë e rënduar nga shirat e rënë. Në këto kushte, edhe pasi kanë rënë dakord me verdheblutë, atëherë sot do të luajnë miqësore me Elbasanin.
Madje duket se do të jetë një mundësi e mirë për shkëmbimin e lojtarëve mes të dy klubeve, sepse ballshiotët gjithnjë kanë këmbëngulur që portieri Ruci dhe Basriu, lojtarë që në Kategorinë Superiore kanë luajtur për verdheblutë në pjesën e parë të sezonit, janë nën kontratë me ta.
Dhe bisedat gjatë miqësores mes drejtuesve të dy klubeve mund të sqarojnë shumë gjëra. Kjo miqësore e Bylisit me Elbasanin është e treta për ballshiotët në këtë periudhë përgatitore dimërore.