AlbanianSport.com 22.12.2014 16:05
ASNN – Në përfundim të ndeshjes me Butrintin, të cilën e humbi me rezultatin 1-3 në Sarandë, Bylisi ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit.
Sepse, sipas tyre ky institucion ka nisur sulmet ndaj ballshiotëve, si një vit më parë, kur e “degdisi” një kategori më poshtë.
“Ka qenë një 11-metërsh inekzistent për vendësit, si dhe një gol në pozicion jashtë loje, të cilat mundën skuadrën tonë”, kanë thënë ballshiotët, të cilët presin që në pjesën e dytë të kampionatit të jenë krejtësisht ndryshe.