AlbanianSport.com 30.04.2016 14:10
ASNN – Bylisi ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në qytetin e Ballshit dhe më pas, pasdreke, ka udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku sot, duke nisur nga në ora 19:00, do të përballet me Skënderbeun vendas.
Janë 5 mungesat e sigurta që ballshiotët kanë për sfidën e sotme në Korçë dhe ata janë Dukiç, Simiç, Hoxhaj, Edmilson dhe Brahja. Ndërkohë, po 5 janë ndeshjet që i kanë mbetur Bylisit deri në fund të garës,
Ballshiotët do të ndeshjet me Skënderbeun në Korçë, presin Teutën në Ballsh, shkon me Partizanin në Tiranë, sërish në shtëpi me Flamurtarin dhe e mbyll në fund në Shkodër me Vllazninë.