AlbanianSport.com 18.10.2014 11:05
ASNN – Të premten Bylisi ka zgjedhur presidentin e tij të ri, teksa bëhet fjalë për Agron Kapllanajn. Dhe gjithçka ka ardhur pas mbledhjes së bordit, ndërsa sipas faqes në “Facebook” FK Bylis, Taulant Kapedani do të jetë në rolin e administratorit të klubit.
Madje Kapllanaj ka zgjidhur dhe problemin e stadiumit, ndërsa deri në përfundim të sezonit ndeshjet në Ballsh do të luhen me polici private, e cila garanton mbarëvajtjen e veprimtarisë.
Ndërkohë që sot, në ora 14:30, do të luhet ndeshja Bylis-Butrinti, atje ku në hyrja do të jetë me biletë, teksa tribuna kryesore do të jetë 300 lekë të rinj, ndërsa përballë 100 lekë të rinj.
Tribunat anësore, të paktën dhe sipas lajmërimit të FK Bylisit, do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të mbarëvajtjes së takimit.