AlbanianSport.com 08.02.2015 22:20
ASNN – Bylis e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë të sezonit të Kategorisë së Parë.
Luftëtari e ka pasur të pamundur që t’i kundërpërgjigjet ballshiotëve, ndërsa gjirokastritët kanë mbetur dhe me 10 futbollistë për shkak të daljes me të kuqe të Endri Mersinit.
Në pjesën e dytë ka shënuar Pepaj në minutën e 73-të dhe Bylisi tashmë gjithnjë e më shumë, edhe me blerjet që ka bërë, është duke menduar daljen në Kategorinë Superiore.
Bylis – Luftëtari 1-0
Shënues: Pepaj 73’