AlbanianSport.com 04.10.2014 11:40
ASNN – Nisur nga ndeshja e sotme me Shkumbinin, që do të luhet në Peqinm por dhe nga fakti që Bylisi ndeshjen e parë të kampionatit me Lushnjën e ka luajtur në Sarandë, tifozët ballshiotë i kanë bërë thirrje politikës që të ndërhyjë në mënyrë që skuadra t’i luajë ndeshjet e saj në “Adush Muça”.
“Deputeti i zonës së Peqinit, Aqif Rakipi, mori përsipër çështjen e stadiumit të tij dhe e zgjidhi, ndërsa sot ndeshja Shkumbini-Bylis do të luhet në Peqin, – kanë deklaruar tifozët ballshiotë. – Në Ballsh situata vijon e njëjtë. Kërkojmë nga deputeti Pirro Lutaj që të bëjë detyrën për Mallakastrën.”
“Të shkojë në takim me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm që çështja të zgjidhet dhe Bylisi të kthehet në shtëpi.”