AlbanianSport.com 08.10.2014 12:55
ASNN – Gjashtë pikë në dy javë kampionati, por mbi të gjitha kryesim në grupin e Jugut, mjafton që skuadra e Roland Nenajt tashmë të jetë autoritare dhe pretendente kryesore për t’u ngjitur në Superiore. Fjala është për Bylis, ndërsa në dy ndeshje në fushë të huaj, duke llogaritur dhe atë që ka luajtur si pritës ndaj Lushnjës në Sarandë, ka marrë dy fitore.
Skuadra ka qenë pushim dhe të hënën e të martën është kthyer në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën që ka me Butrintin pas dy javësh në shtëpi. Meqë në javën e parë të kampionatit, për shkak të mosmarrjes përsipër të ndeshjes nga policia, Bylisi ka luajtur në Sarandë, atëherë për një kthim të skuadrës në “Adush Muça” kanë nisur negociatat.
Sipas faqes së “Facebookut”, “FK Bylisi, negociatat e drejtuesve ballshiotë kanë nisur me forcat e policisë së Ballshit dhe të gjithë shpresojnë që ndeshja me Butrintin të bëhet në “Adush Muça”.