Bylis-Apolonia & Vllaznia-Dinamo, drejtpërdrejt në RTSH Sport

Share Button

AlbanianSport.com 07/12/2018 16:30

ASNN – Bylis-Apolonia të shtunën, duke nisur nga ora 14:00, dhe Vllaznia-Dinamo të dielën, në të njëjtën orë, janë dy sfidat më të spikatura të javës së 12-t të Kategorisë së Parë. Të dyja këto sfida do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë ndeshjet e javës së 12-të në të dy grupet e saj dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dy nga përballjet më të spikatura.

Kështu, në grupin B, apo grupin e Jugut, spikat përballja midis Bylisit dhe Apolonisë, e cila luhet të shtunën. Kjo ndeshje, që do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit nga transmetuesi publik në kanalin RTSH Sport, vë përballë ballshiotët kryesues të renditjes së grupit B, me 23 pikë dhe fierakët që kanë mbetur 9 pikë prapa, në vendin e 6-të. Takimet e tjera të këtij grupi, që gjithashtu luhet të shtunën pasdreke janë Besa-Tomori, Pogradeci-Oriku, Lushnja-Egnatia e Rrogozhinës dhe Elbasani-Turbina e Cërrikut.

Ndërkaq, edhe grupi A i luan të shtunën pasdreke 4 nga takimet e më konkretisht Veleçiku i Koplikut-Besëlidhja, Burreli-Erzeni, Korabi i Peshkopisë-Shënkolli dhe Iliria e Fushë-Krujës-Vora. Takimi më i spikatur i këtij grupi është ajo midis Vllaznisë dhe Dinamos, që do të luhet të dielën duke nisur nga ora 14 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Shkodranët kryesojnë renditjen e gruipit A të shkëputur, në kuotën e 28 pikëve, 4 më tepër se Erzeni i vendit të dytë, ndërsa Dinamo mban vendin e 3-të, me 21 pikë.

 

Kategoria e Parë

Java e 12-të

 

Grupi A

 

Të shtunën, 8 dhjetor 2018:

 

Veleçiku Koplik – Besëlidhja          (14:00)

Burreli – Erzeni Shijak                     (14:00)

Korabi Peshkopi – Shënkolli          (14:00)

Iliria Fushë-Krujë – Vora                 (14:00)

 

Të dielën, 9 dhjetor 2018:

 

Dinamo – Vllaznia                            (14:00)

Drejtpërdrejt në RTSH Sport

 

Grupi B

 

Të shtunën, 8 dhjetor 2018:

 

Besa – Tomori                                   (14:00)

Pogradeci – Oriku                             (14:00)

Lushnja – Egnatia Rrogozhinë      (14:00)

Elbasani – Turbina Cërrik               (14:00)

Bylis – Apolonia                                (14:00)

Drejtpërdrejt në RTSH Sport

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh