AlbanianSport.com 18.01.2015 19:05
ASNN – Daniel Jubani, shkodrani që deri në fund të dhjetorit ka qenë pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore, duket se është vetëm një hap larg firmës me Butrintin. E kushtëzuar nga mungesat e Raboshtës dhe Mustafajit për ndeshjen e 7 shkurtit 2015 ndaj Pogradecit, atëherë Butrinti ka qenë i detyruar që të kërkojë sulmues, ashtu sikurse ka bërë dhe me Hepajn e Veleçikut.
Daniel Jubani është i datëlindjes 7 dhjetor 1993 dhe vendlindjen e ka në Shkodër. Ka qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2011-2012. Dhe që nga sezoni 2013-2014 është pjesë e Laçit. Ai është i gjatë 1.72 metra, peshon 68 kg, dhe vetëm akordi financiar nuk ka mbërritur që futbollisti të hedhë firmë mbi kontratën e Butrintit, kurse lojtari ka dy ditë që stërvitet me skuadrën e Mustafa Hysit.
Në këtë sezon me Laçin, gjithnjë sipas informacioneve që vijnë nga faqja e “Facebook”-ut të KS Butrintit, Jubani ka luajtur 9 ndeshje në Kategorinë Superiore. Dhe nëse firmos Jubani, atëherë tek Butrinti, së bashku me Raboshtën e Hepajn, do të bëhen tre shkodranë.