AlbanianSport.com 08.01.2015 19:15
ASNN – Duket se numri i të larguarve nga Veleçiku e Kategorisë së Parë në grupin e Veriut ka shkuar në katër. Pas Nikshiqit, Hotajt e Pepajt, edhe Samet Hepaj është drejt largimit.
Sulmuesi i ardhur nga të rinjtë e Vllaznisë ka luajtur për dy sezone me Veleçikun. Ai është i datëlindjes 19 shtator 2014 dhe që në sezonin 2013-2014 ka qenë pjesë e koplikasve.
Në kushtet kur ai është larguar nga koplikasit, sarandjotët nuk kanë munguar t’i bëjnë ofertë. Edhe sepse u duhet një sulmues qoftë dhe për të zëvendësuar të munguarit Raboshta e Mustafaji, të cilët për arsye kartonësh nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e 7 shkurtit ndaj Pogradecit.
Oferta e sarandjotëve është e mirë, por tashmë pritet vetëm përgjigja e futbollistit, i cili tashmë e ka ndërprerë bashkëpunimin me koplikasit. Ndoshta Hepaj do të jetë seria e përforcimeve të reja për Butrintin në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.