AlbanianSport.com 05.02.2015 20:45
ASNN – Klubi sarandjot ka federuar lojtarin Vangjel Zguro. 22-vjeçari nga Pogradeci afrua në provë tek ekipi sarandjot, por ishte i pafat teksa u dëmtua në këmbë gjatë stërvitjes.
Gjithsesi duket se ai ka bindur trajnerin Mustafa Hysi, i cili nuk ka hezituar teksa ka bërë federimin e lojtarit. Ai do të jetë gati pas dy javësh, për ndeshjen e vështirë në fushën e Lushnjës.