AlbanianSport.com 18.02.2015 17:05
ASNN – Sarandjotët shohin kalendarin e tyre, por bëjnë dhe llogaritë e kundërshtarëve direkt për në elitë. Kapiteni i Butrintit, Dhiogjen Muço, në një prononcim për faqen e Internetit të paketës së transmetimeve sportive me pagesë “SuperSport”, ka deklaruar se, nëse skuadra ka marrë vetëm 5 pikë në ndeshjet jashtë fushës së saj, kjo do të thotë se gjyqtarët nuk i kanë dhënë asnjëherë hakun sarandjotëve.
“Pak pikë jashtë do të thotë që ne nuk na kanë dhënë hakun e duhur gjyqtarët. Do të vazhdojmë deri në fund, kemi objektivin tonë e nuk do ta lëmë në mes atë”, – ka përfunduar kapiteni sarandjot Muço. Sakaq në ekip ka mbërritur pogradecari Vangjo Zguro. 22-vjeçari ka lënë pas dëmtimin dhe nga dje ka filluar stërvitjen. Nuk besohet se do të jetë i gatshëm për vizitën e Lushnjes për shkak të gjendjes fizike.
Gjithsesi tashmë të gjithë në Sarandë janë betuar për daljen e Butrintit në Kategorinë Superiore.