Gjergj Vyshka 17.02.2015 19:35
Mbrojtja është pika më e fortë e Butrintit me vetëm 8 gola të pësuar. Meritë kjo e portierit Haxho, i cili më parë ka luajtur në Kategorinë Superiore me Kukësin, Apoloninë apo Kamzën. Mbi të gjitha është dhe meritë e lojës në grup. Vetëm 5 pikë në fushë të huaj nuk janë shumë për një ekip që pretendon Kategorinë Superiore, por kjo nuk i ndalon sarandjotët që të shfaqen optimistë dhe të pretendojnë në maksimum.
Dhe e vërteta është se në grupin e Jugut është një luftë e ashpër për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Aktualisht Lushnja kryeson me 25 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 23 pikë, Butrinti me 22, Bylis me 20, si dhe Pogradeci dhe Sopoti me nga 19 pikë secila. Pra gjashtë ekipe për një vend në Superiore, kur kanë mbetur afërsisht dhe 13 ndeshje të barasvlefshme me 39 pikë në lojë.
Por nuk duhet harruar se tashmë është në lojë edhe Luftëtari me 17 pikë. Ndërkohë që ka nisur distancimi i skuadrave që rrezikojnë rënien nga Kategoria, kur Shkumbini ka 14 pikë dhe Naftëtari 12 pikë. Gjithsesi në Sarandë mendojnë jo vetëm kalimin me sukses të kësaj sfide në “Roza Haxhiu”, por dhe kalimin për herë të parë në historinë e tyre në Kategorinë Superiore.