AlbanianSport.com 13.01.2015 07:05
ASNN – Butrinti i ka bërë “dalje” qendërmbrojtësit Arbër Malaj, i cili, sipas faqes në “Facebook”, KS Butrinti, nuk është më në planet e trajnerit Mustafa Hysit.
Për këtë vendim të stafit teknik, Malaj është lajmëruar nga drejtuesit e klubit, ndërsa tifozët sarandjot nuk duket se kanë qenë fort dakord me vendimin e trajnerit.
Sepse, të paktën edhe sipas komenteve të tyre, ka të tjerë që mund të largohen nga skuadra, ndërsa në pjesën e parë të sezonit nuk është se kanë dhënë gjë për Butrintin.
Ndaj tifozët, teksa i kanë uruar suksese Malajt në skuadrën e tij të re, e kanë cilësuar një njeri dhe futbollist me vlera.
Tashmë pritet që Butrinti, i cili deri më tani nuk është se ka bërë ndonjë përforcim, të nisë dhe miqësoret dimërore.