Bushi: De Biazi? Na lusin trajnerë të mëdhenj, në “Francë 2016” na çoi Duka

Share Button

Armand-Duka-bust

AlbanianSport.com 15.10.2015 16:45

ASNN – Ndonëse Shqipëria u kualifikua për në fazën finale të një Evropiani falë edhe punës së trajnerit Xhovani De Biazi, mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) duket se ka mosmarrëveshje për rinovimin e kontratës. Qartazi pas ndeshjes palët u panë disi larg, edhe pse gjuha e përdorur ishte e moderuar. Madje kryeministri Rama i kërkoi publikisht, Presidentit të FSHF­-së, Armando Dukës rinovimin e kontratës me italianin e shqiptarizuar.

Trajneri italian tha se kontrata e tij rinovohej automatikisht, sepse ky paskësh qenë një premtim publik i Dukës, ndërsa presidenti i FSHF­së, nga ana tjetër, nuk e mohoi këtë fakt, por i përplasi në fytyrë trajnerit diferencën në shifra. Më i qartë ishte menaxheri i ekipit Kombëtar, Alban Bushi, i cili tha se Shqipërisë i janë ofruar shumë trajnerë të mëdhenj. “De Biazi ka një kontratë deri në fund të Evropianit dhe më pas mbaron!” – , tha Bushi për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”.

“Ai është i pari në listë, por Shqipërisë në këto momente që flasim i janë afruar shumë trajnerë të mëdhenj nga bota e futbollit“, – vijoi ish-futbollisti i Kombëtares për të përditshmen në fjalë. Duke reflektuar një prirje të nisur si gabimisht nga shefja e zyrës së shtypit në organizmin që qeveris futbollin shqiptar, meritat për kualifikimin, Bushi nuk ia njeh De Biazit, por ekipit dhe çdo shqiptari. “Kam dëgjuar që të flitet shumë se kush i ka meritat më të mëdha për këtë arritje historike”, – ka thënë ai për “Panorama Sport”.

“Për mendimin tim, meritat i kanë të gjithë shqiptarët anembanë botës, – ka vijuar Bushi. – Meritat i kanë të gjithë ata djem që dhanë 200% në fushën e lojës, por merita më e madhe është e një njeriu të vetëm që quhet Armando Duka. Ai e bëri këtë popull të gëzojë njëherë në historinë e tij ashtu siç i ka hije. Na bëri të ndihemi krenarë. Na bëri që kudo që të shkojmë të themi me zë të lartë se jemi shqiptarë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh